Ku janë Televizionet në Luginë pas 87 viteve të zbulimit të tij
Vështrime

Ku janë Televizionet në Luginë pas 87 viteve të zbulimit të tij

21.Nov.2013 13:41
0
“Ajo që ofron masmedia nuk është artë popullor, por zbavitje, që ka për qëllim të konsumohet si edhe ushqimi, të harrohet dhe të zëvendësohet me një pjatë tjetër”.  Shkruan: Valon GASHI valon gashi Sot është Dita Botërore e Televizionit. Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 1996 vendosi që ta shpallë 21 nëntorin ditën e televizionit pikërisht për shkak të rëndësisë që ka ky mjet i patjetërsueshëm i komunikimit masiv, zbavitjejes dhe informimit. Para 87 vjetësh, pikërisht në vitin 1926, britanezi John Logie Bard dhe rusi Vladmir Zvorykin, shpikën kutinë e vogël brenda së cilës njerëzit flisnin si të ishin brenda në dhomë, ata nuk e kishin idenë se një ditë televizori do të kthehej në aparaturë, pa të cilën jeta nuk ka kuptim. Kutia bardhë e zi ndryshoi formë, teknologjia televizive arriti të pushtojë hapësirën mbarëbotërore, por magjia e televizorit edhe sot ka mbetur e njëjta. Edhe pas 87 vitesh, njerëzit sërish mblidhen dhe kalojnë orë të tëra, duke parë magjinë e figurës që lëviz e cila argëton dhe informon familjet tona. Por, sa mediat sot e justifikojnë besimin dhe këtë lidhshmëri që kanë njerëzit me aparatin me zë dhe figurë, e sidomos në Luginë të Preshevës. Në Bujanoc dhe Preshevë ekzistojnë, gjithsejtë, katër televizione, dy publike si TV “Presheva” dhe TV “Bujanoci” dhe private TV “Aldi” dhe TV “Spektri”? Shikuesit kalojnë shumicën e kohës para televizionit, por çfarë shohin atje?  Në të shumtën e rasteve qytetarët shikojnë lajmet, emisionet dokumentare, serialet, filmat, sportin etj. Me që unë jam dhe në stafin e RTB-së mbi katër vite, t’ua përkujtojmë se Radio Televizioni i Bujanocit, fillimin e emetimit të programit televiziv e ka filluar më 10 mars të vitit 2006 me transmetimin e drejtpërdrejt të seancës së Kuvendit Komunal të Bujanocit. Po mbushen shtatë vjet e ky medium gjithnjë vazhdimisht është avancuar dhe afirmohet si një shtëpi mediale me kuadro të reja dhe me pajisje bashkëkohore. Ndërmarrja Publike ”Radio Televizioni i Bujanocit” është subjekt juridik, i cili kryen veprimtari informative, që është me interes të veçantë për shoqërinë tonë. RTV “Bujanoci” është ndër mediumet më të rralla në rajon, i cili emeton program në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe në gjuhën rome. Por, përkundër këtij bollëku në numër të mediumeve, shtrohet pyetja sa është i kënaqur opinioni me programet e tyre? Sa janë të afta dhe të gatshme këto mediume të realizojnë detyrimin e vet që “interesin e opinionit për informimin e plotë, me kohë dhe të besueshëm ta vendosin mbi çdo interes tjetër”? Sa janë të gatshëm këto mediume dhe gazetarët që “që në mënyrë të saktë, objektive, të plotë dhe me kohë të informojë për ngjarjet me interes për opinionin, duke respektuar të drejtën e opinionit për ta njohur të vërtetën  dhe duke iu përmbajtur standardeve bazë të profesionit të gazetarit”? Është e qartë që mediat në përgjithësi, e ato elektronike në veçanti, sot paraqesin fuqinë e shtatë në botë për nga pesha dhe roli që kanë. Por, duke pasur parasysh varfërinë e skemave programore të disa mediave tona lokale (disa nga këto mediume nuk japin as lajmet ditore) vështirë që  ato të mbulojnë nevojat e opinionit për informim të drejtë, të kohëshëm dhe objektiv, pasi që në masë të madhe, politika redaktuese diktohet nga financuesit e tyre.
Sherri i Preshevës n’derë t’Stambollit!
Kafka…
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration