Kryeministrja e Serbisë Brnabiq: Në Bujanoc dhe Preshevë votues edhe me bojkot të regjistrimit
Kryeministrja e re e Serbisë, Ana Brnaqbiq ka thënë se është e pakuptueshme që dikush të besojë se në listat zgjedhore ka më shumë votues se qytetarë të moshës madhore, shkruan Titulli.com.Ajo gjatë diskutimeve në seancën kuvendit të Serbisë ju ka përgjigjur opozitës për akuzat edhe se në komunat Bujanoc e Preshevë ka më shumë votues se sa qytetarë që kanë bojkotuar regjistrimin.
“1 milion votues të moshë madhore në Serbi janë ata njerëz që nuk kanë marrë pjesë në regjistrim por ta dini se në mesin e tyre në komunat Bujanoc e Preshevë qytetarët kanë bojkotuar regjistrimin por kanë të drejtë vote. Gjithashtu ka edhe njerëz që jetojnë në diasporë por ata kanë të drejtë të votojnë”, theksoi Brnabiq./Titulli.com/