Këshilltari komunal Ekrem Xhemaili: Objekti i ambulancës në Letovicë po shkatërrohet
Lokale

Këshilltari komunal Ekrem Xhemaili: Objekti i ambulancës në Letovicë po shkatërrohet

30.Jun.2017 09:30
0
Ekrem Xhemaili këshilltarë në kuvendin komunal në Bujanoc sërish paraqiti problematikën e objektit të ambulancës në fshatin Letovicë i cili ka kushtuar afro 80 mijë euro.

“Këtë objekt i cili vetëm është ndërtuar dhe nuk po lejohet për funksionim me arsyetimin e numrit të vogël të banorëve të fshatit Letovicë që numëron rreth 1700 banorë dhe ka katër vite që banorët po presim për funksionimin e saj”, është shprehur Xhemaili në seancën e fundit të kuvendit komunal.

Sipas arsyetimet e deritanishme për mos funksionim janë jo reale por që edhe qeverisja lokale duhet të bëjë më shumë presion në institucionet përkatëse, shkruan Titulli.com.

Xhemaili kërkoi nga drejtoresha e shtëpisë së shëndetit që nuk ishte prezentë në seancë që  kërkesa e tij  të shqyrtohet dhe të zgjidhet kjo problematik.

Këshilltari komunal, Ekrem Xhemaili shprehu shqetësimet se objekti i destinuar për ambulancë është duke u shkatërruar edhe pse me herët është kërkuar që në rast të mos hapjes për shërbime mjekësore të ndërrohet veprimtaria.

Ai tha se është duke pritur përgjigjen nga pushtetit lokal, shtëpia e shëndetit në Bujanoc dhe nëse nuk ka nodnjë zgjidhje atëhët do t’i drejtohet instancave më të larta shtetërore./Titulli.com/

Presheva mirëpret studiuesit në konferencën shkencore më 1 korrik
Kryeministrja e Serbisë Brnabiq: Në Bujanoc dhe Preshevë votues edhe me bojkot të regjistrimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration