Fillon paraqitja për regjistrim në fakultetit ekonomik në Bujanoc
Në paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc ka filluar paraqitja për regjistrim në vitin e parë të studimeve akademike themelore në vitin shkollor 2017/2018.Kandidatët mund të paraqiten prej orës 8 deri në 14, paraqitjet dorëzohen personalisht, ndërsa nëse kandidatët nuk mund të prezentojnë gjatë paraqitjes, atë mund ta bëjnë personat e autorizuar.
Kandidatët, së bashku me listën e paraqitjes, duhet që në shikim ta sjellin deftesën origjinale të të gjitha klasave të shkollës së mesme, diplomën e provimit të dhënë të diplomës, letërnjoftimin dhe vërtetimin e pagesës së harxhimeve të dhënies së provimit pranues.
Me rastin e dorëzimit të dokumenteve, kandidati zgjedh dy nga pesë lëndë të ofruara të cilat dëshiron që t`i nënshtrohet në provimin pranues.
Në konkurs është paraparë që në vitin e parë të studimeve akademike themelore në Bujanoc të regjistrohen 90 brucosha. Ata në harxhimet e buxhetit shtetëror do të shkollohen në programin e ri studimor – kontabilitet dhe auditim.
Për më shumë informata rreth regjistrimit mund t`i gjeni në ueb faqen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës: http://www.ef.uns.ac.rs