Krizologjia e Luginës së Preshevës
Vështrime

Krizologjia e Luginës së Preshevës

16.Apr.2013 09:18
0
Në hapësirën e ish Jugosllavisë nuk kanë të ndalura tensionet, krizat dhe problemet etnike, si më të theksuarat në agjendën politike të gadishullit. Shkruan: Shkodran Ismaili shkodran ismaili Duket qartazi se ende nuk kanë të ndalura edhe prodhimet e krizave si rezultat i mosmarrvëshjes së dy Cështjeve të mëdha në ballkan, asaj shqiptare që për momentin po e përfaqëson ajo e Kosovës dhe cështja e Serbe! Tradicionalisht, këto dy entitete politike, ekonomike dhe gjeopolitike e kanë përbërë strukturën e tensioneve dhe krizave më të mëdha në këtë rajon! Pse? Sepe panalbanizmi dhe pansllavizmi si platforma dhe projekte etnike-kombëtare të tw dy popujve, njëri rrënjës i ballkanit e tjetri jorrënjës, janë dy entitete të dalluesheme në qenien etnike-politike dhe historike, e nuk kanë asnjë gjë të përbashkët (me disa perjashtime se gjuha shqipe dhe ajo serbe janë të trungut indoevropian). Ballkani asnjëherë nuk ka patur një strukturë mikrogjeopolitike të rehatshme, duke qenë gjithmonë arenë përplasjesh e interesave, strategjive, mekanizmave e instrumneteve politike të llojllojshme, ndëra në fillesat e shekullit 21 ai tashmë është tërësisht hëpësire-territoriale e mikrogjeopolitikës dhe strategjisë së hegjemonisë globale të amerikanizmit/izimit dhe këtë askush nuk e vë në dyshim, andaj jounifikimi i kësaj strukture edhe pak kohë do të prodhon kriza! Nëse ka ndodhur shpërbërja e Jugosllavisë; atëherë; pse nuk kemi ndonjë dokument ndërkombëtar, Pakt, ose cfarë do lloj Marëveshje të nënshkruar, e të miratuar nga dy superfuqitë, nga Shtetet e Bashkuara dhe Federata Ruse, dhe të depozituar pranë Kombeve të Bashkuara? Pra nuk kemi ende ndonjë të tillë!? Ndoshta rënia e Jugosllavisë nuk është edhe shpërbërje de jure e saj, dhe të gjitha këto të ndodhurat tashmë, janë vazhgë e sovranitetit post’jugosllav për “ruajtjen e zotërimeve” të saj në gjeo-teritoret nën-danubiane ku ishte e shtrirë-përfshirë?! Apo ndoshta shpërbërja e Jugosllavisë më shumë se cdo ish federatë socialiste po vazhdon të prodhoj kriza ndërkombëtare-ballkanike me të cilat duhet të menaxhon Unioni Evropian, Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe sistemi ndërkombëtare i shteteve. Në ballkan, pas rënies së Jugosllavisë kemi vargë krizash rajonale-ndërkombëtare që është më mirë të emërohen si kriza post-jugosllave! Serbia, gjegjësisht si sundimtare dhe ekzekutuese kryesore e politikbërjes jugosllave është mësuar  që ta sheh veten si qendër e zhvillimeve në ballkan (pra Jugosllavia) si një pikë kyce e bipolaritetit të superfuqive dhe ndoshta si relaksuese e detantës në Evropën juglindore, por tashmë me rënien e saj nuk është kështu, është cthurrur biploariteti lindje perëndim dhe i gjithë sistemi politik e i sigurisë i Luftës së Ftohtë!? Me sa i kam përcjellur zhvillimet në ballkan në epokën e post Luftës së Ftohtë dhe atë post’sovjetike, marrëdhëniet ndërmjet shteteve, lindja e atyre të rejave, sistemet e sigurisë shtetërore dhe aleancave politike-ushtarake, unipolaritetin, bipolaritetin dhe multipolaritetin, viem në një konkludim se ballkani, e sidomos ai perëndimor , pra ish hapësira jugosllave është vazhgë e proceseve të pas luftës së Ftohtë,( shumë studiues konsiderojn se Lufta e Ftohtë dhe kriza bipolare lindje perëndim ka marë fund jo më rënien e murit të Berlinit dhe shpërbërjen e BS, por vazhga ka ardhur gjer më 1995. Partos, 1994) dhe me këtë është e arsyshme se “Kosova si njëra ndër cështjet më të ndieshme jugosllave”- pra serbe dhe miti politik i saj të shihet si vazhgë e pas Luftës së Ftohtë, madje tashmë Kosova është nyje kyce apo udhëkryq i ndeshjes së hapësirës së gjeopolitikës europiane, atlantizmit, dhe të gjeo-civilizimit pansllavist! Ballkani perëndimor tashmë dështëm s’deshtëm duhetë të hyjë në një sistem ndërkombëtar-ndërshtetëror tjerërfare nga e kaluara, dhe këtë edhe Serbia dhe elita politike serbe duhet ta kuptojn nw përpjekjet e demokratizimit të rajonit dhe ta thyen mitin rus të serbëve dhe të serbisë (Sonja Biserko, 2008) Vazhgat e rënies/shpërbërjes së ish’Jugosllavisë Krizologjia e Luginës së Preshevës Lugina e Preshevës është vazhga minoritare e rënies dhe shpërbërjes de fakto të ish-Jugosllavisë, ndërsa krizologjia e saj daton qysh në pas Luftën e Dytë Botërore e cila krizë është prodhur me ndërrimet e kufinjve ndërmjet kufirit administrative të KSA Kosovës dhe të RS të Serbisë nën Jugosllavinë me një “plebishit” falco të dhunshëm dhe jodemokratik të njohur atëherë si “vullnet” i popullatës tonë për mbetjen e saj nën administrimin e Republikës së Serbisë. Që nga atëherë është prodhuar kjo krizologji dhe ajo nuk ka të ndalur në të gjitha zhvillimet të cilat e kanë kapluar këtë regjion qysh në pas Luftën e Dytë Botërore e këndej. Kjo krizologji nën’jugosllave, ndërsa tash post’jugosllvae duhet të rregullohet disi, por se si do të menaxhohet do të varet nga disponimet e fuqive të mëdha! Minoriteti shqiptar në jug të Serbisë, asnjëherë nuk e ka parë veten si pjesë e shtetit serbë, madje asnjëherë nuk është integruar sic duhet, dhe një mori e madhe problemesh më të cilat mund ti evidentojm janë procese të krizës së një qenie kombëtare të ndarë. Participimi politik i komunitetit tonë gjithmon ka qenë sa për sy e faqe, dhe gjithmonë kemi patur kompetenca institucionale vetëm për ta botuar ndonjë broshurë, revistë, apo të pëditshme sepse mazhoranca nuk e ka parë të aryeshme që ta participon pushtetin ekzkutiv për neve (  fatkeqësisht, rasti i Këshillit Nacional dhe të përjavshmes Nacionali), ndërsa pretendimet tona për rajonalizim dhe autonomi kulturore kanë qenë farsë politike në duart e dikujt tjetër, dhe ato ende nuk po dalin nga autonomia ekzekutive e botimit të revistave, e sa për autonomi kulturore të rangut më të lartë po shihet se nuk është e interesuar Serbia. Negociatat dhe menaxhimi i tyre? Asnjë herë nuk i kam pare këto negociata si adresë e Brukselit, sepse kjo është hapësirë mikrogjeopolitike e strategjike e Washingtonit dhe diplomacis amerikane, andaj “dështimi” i këtyre neociatave është bërë për shkak se diplomacia e fuqishme amerikane nuk është përzier intensivisht dhe nuk ka menaxhuar me ato ashtu sic duhet duke ja lënë Evropës si kompetencë e saj se sa ka potencial diplomatic për menaxhimin dhe drejtimin e tyre! Nuk jemi duke biseduar ne shqiptarët me serbët, e as Prishtina, Beogradi e Brukseli, sepse këto janë qendra rajonale të vendosjes politike në krahasim me Washingtonin e cila ështe globale dhe fuqia menaxheriale e lidershipi i saj janë motori levizës i gurit. Andaj dështimi i negociatave dëshmon për të satën herë se vetëm përzierja e diplomacis amerikane mund ta rehaton ballkanin, sepse në të kaluarën ka qenë evropa ajo e cila i ka prodhuar këto kriza politike e shtetëtore të cilat Departamenti dhe diplomacia e tij është duke u munduar ti zgjidhë! (Autori është studiues nga Presheva) Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Top “mediat” e Luginës…
“Bonus” dialogu…
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration