Komuna e Bujanocit ndalon punën e kafitereve dhe punëtorive tjera (vendimi)
Lajme

Komuna e Bujanocit ndalon punën e kafitereve dhe punëtorive tjera (vendimi)

21.Mar.2020 13:15
0

Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ka marrë vendim për ndalimin e punës nga sot të gjitha objekteve hotelerie , restorantet, baret, kafiteritë, qebaptoret, ëmbëltorët , objektet e video-lojërave dhe bastoret sportive.

Të gjitha këto objekte janë të detyruar të largojnë të gjitha tavolinat, karrikat dhe artikujt e vendosur në hapësira publike me qëllim të dezinfektimit, shkruan Titulli.com.

Këto ndalesa kanë hyrë në fuqi nga data 21 mars dhe vlejnë derisa të kalojmë nga gjendja e jashtëzakonshme thuhet në konkluzionin e komunës së Bujanocit

Ditë më parë edhe komuna e Preshevës e kanë sjellë vendimin për ndalimin e këtyre veprimtarive në territorin e vet për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme pas pandemisë nga Coronavirus.

Gjendja e jashtëzakonshme në territorin e Serbisë është shpallur nga qeveria e cila ka miratuar edhe masat emergjente që vlejnë gjatë  kësaj kohe./Titulli.com/

3 markete në shërbim të personave mbi 65 vjeç në komunën e Bujanocit (lista)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration