Islamizimi si “anestezion” serbo-rus për asimilimin e Shqiptarve të Luginës së Preshevës
Vështrime

Islamizimi si “anestezion” serbo-rus për asimilimin e Shqiptarve të Luginës së Preshevës

15.Jul.2019 09:43
0
Agjencioni “kulturor” i Rusisë, me seli në Nish dhe agjenturat serbo-ruse në Sanxhak, me anë të agresionit “islamik” për “islamizimin e Luginës së Preshevës” kanë ngulfatur tmerrësisht hapsirën kulturore, politike e arsimore të Shqiptarve në këtë pjesë të gjeografisë kombëtare të Shqiptarve në Ballkanin Perëndimor.
 
Me fonde të dyshimta janë duke u organizuar evenimente e aktivitete të ndryshme “sociale”, “arsimore” e fetare, të cilat gjithënjë e më shumë po e ngulfasinë terrenin kombëtar me atë fetar, për “islamizimin” e Shqiptarve, pas të cilave kamuflohen tendencat djallëzore për asimilimin kombëtar të tyre.
 
Mjerisht, kjo është pjesë e misionit serbo-rus, i ngjajshëm me atë të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX në Ballkan.
 
Asokohe rekrutoheshin imamë rusë në xhamitë e Rumelisë (Ballkanit). Llogaritet se të tillë ishin reth 110 mijë. Psh. në Prizren ishte njëfarë Mulla Adnani (Oleg-emri rus), etj. Unë kamë shkruar e publikuar shumë artikuj në këtë temë, me dhjetëra.
 
Është interesant se, pjesa më e madhe e imamëve të Luginës së Preshevës i kanë mirëpritur dhe bile i kanë mbështetur këto shkrime të mia. Sinqerisht, kjo më ka befasuar për të mirë!
 
Por, problemi më i rëndë qëndron në faktin se ky mision serbe-rus për “islamizimin” e Luginës së Preshevës, që po realizohet me anë të “ndihmës vëllazërore” të Novi Pazarit, me anë të Dudiqit dhe sojit e sorollopit të Muhamer Zukorliqit, i cili e “mbulon” politikisht këtë mision, duke e përzier e pështjelluar si është më zi politikën me fenë. Zukorliqi është bërë “yll” i mediave serbe duke marrë pjesë në shumë debate televizive me elementë fashistë, si psh më Sheshelin dhe të tjerë, që kanë kryer masakra e gjenocid ndaj muslimanëve në Bosne dhe përpiqen që ta bindin oponionin se muslimanët dhe serbët janë një popull i vetëm, të cilët i ndanë feja. Pra, Zukorliqi “harron “ se Sanxhakun e përbëjnë shqiptarët e asimiluar në muslimanë.
 
Jam i shqetësuar se procesi i “islamizimit të Shqiptarve të Luginës së Preshevës”, të cilin vitin e kaluar e proklamoi në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë dhe, për çudi, askush nuk i replikoi! Përkundrazi, ai u mbështet me aplauz frenetik nga të gjithë hoxhallarët dhe të tjerët që ishin të pranishëm në sallë?! Inçizimi televiziv u reprizua shumë herë në TV lokale, si asnjë emision apo eveniment tjetër kulturor, arsimor, apo politik.
 
Çka nënkupton realisht termi “islamizimi i Luginës së Preshevës”?
 
Siç e dijmë, në Luginë të Preshevës muslimanë nuk janë serbët, por vetëm shqiptarët dhe një pjesë e romëve. Kurse, serbët janë të besimit ortodoks. Meqë në tërë territorin e Luginës së Preshevës nuk ka aktualisht asnjë kishë shqiptare, edhepse në të kaluarën kishat katolike të Shqiptarve janë braktisur nga shqiptarët me kalimin e tyre në islam, ato kisha janë përvetësuar nga serbët, duke i “konventuar” në kisha ortodokse serbe, si psh kisha e Preshevës, Rahovicës dhe shumë kisha të tjera, që dëshmohen edhe me derën e hyrjes, karakteristike për kishat katolike, të cilat kanë qenë ekskluzivisht pronë e Shqiptarve, meqë serbë katolikë nuk ka pasur kurrë, as në të kaluarën e as tani nuk ka.
 
Pra, meqë të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të besimit islam, me përjashtim eventual të pak individëve, më pak se 1% që ndoshta mund të jenë të besimit katolik, kurse shqiptarë ortodoksë nuk ka fare, atëherë, vallë, pse na u dashka që të na “islamizoj” Dudiqi dhe Universiteti Islamik i Novi Pazarit?
 
Sipas bindjes time të thellë, sado paradoksale dhe e pabesueshme t’i duket ndokujt, mendoj se është fjala për “Sanxhakizimin” e Luginës së Preshevës, dmth për asimilin e Shqiptarve të kësaj ane. Pikërisht ashtu siç i ka ndodhur një shekull më parë Shqiptarve të Sanxhakut, dmth Shqiptarve të komunës së Novi Pazarit, Sjenicës, Tutinit, etj., të cilët janë asimiluar në “muslimanë”!
 
Sepse, mos të harrojmë se Lugina e Preshevës ka rënë nën sundimin e Perandorisë Osmane në vitin 1451/52, dmth një vit para Stambollit, të cilin ushtria e Sulltan Mehmetit e pushton më 29 maj 1453. Kurse, pranimi i fesë islame nga Shqiptarët e Luginës së Preshevës ka ndodhur sukcesivisht, pra ngadalë, për të marrë hov të vrullshëm në shekullin e XVII e këndej.
 
Atëherë, meqë është kështu, Dudiqi misionarët e Sanxhakut, kryesisht nga Novi Pazari, realisht janë duke trokitur në dyer të hapur, duke tentuar t’i “islamizojnë” për të dytën herë, apo t’i riislamizojnë Shqiptarët e Luginës së Preshevës. Jo, kurrësesi jo! Qëllimi real i tyre është asimilimi i Shqiptarve, me qëllim të “pacifizimit religjioz” të kësaj pjese të Shqiptarisë, për hesape dhe për llogari gjeopolitike serbo-ruse të gëlltitjes pa dhëmbje e tronditje të mëdha pa trauma të mëdha politike, që do shkaktonin reperkusione e pasoja të padëshiruara për interesat serbe-ruse në rajonin e Ballkanit.
 
Kjo do të thotë se “islamizimi” i Shqiptarve do të shërbej si “anestezion” shpirtëror të Shqiptarve në procesin e dhimbshëm të asimilimit të tyre kulturor, fetar dhe në fund edhe të asimilimit të plotë të tyre politik.
 
Për këtë qëllim, politika serbe që udhëhiqet aktualisht nga Aleksandar Vuçiq, si i besuar i Presidentit rus, Vlladimir Putin, mjerisht, edhe kësaj here, si duket, tanimë ka gjetur aleatë të besuar tek një pjesë e politikbërjes shqiptare në Shqipëri, në Republikën e Kosovës si dhe në komunën e Preshevës dhe në Luginë. Kuptohet, duke gjetur interesa të përbashkëta liderët e caktuar të politikbërjes shqiptare me politikën serbe-ruse në Ballkan, që është “përkthyer” si opcion politik për “korrigjimin e kufijve” aktual midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që realisht do të thotë ndarje apo shkëputje e veriut të Kosovës dhe bashkëngjitje Serbisë të territorit reth 1000 km katrorë, të banuar me popullatë shumicë serbe dhe zhbërjen e shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, duke i “korrigjuar” kufijtë me bashkangjitjen eventuale Kosovës të disa fshatrave të parëndësishëm të Karadakut, që përfshijnë disa dhjetëra banorë shqiptarë të territorit të Luginës.
 
Shkruar nga Nehat Hyseni- Preshevë: 
 
Opinioni i autorit nuk paraqet edhe qëndrimin e redaksisë së Portalit Informativ-TITULLI
 
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration