Lokale
		                        		                        Bujanoc: Aksident me pasojë vdekjen (foto)
		                        
		                        
		                        Në rrugën e Kosovës në Bujanoc, si pasojë e një aksidenti mes makinës Audi dhe një motoçiklete ka pësuar ky i fundit.
Në vendin e aksidentit ka qëndruar policia me ç’rast ngasësin e veturës Audi me targa BU i cili është mashkull nga Bujanoci, e ka shoqëruar për në stacionin policor.
Siç ka mësuar Titulli, i aksidentuari me pasojë vdekjen është i riu nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit me inicialet R.M. nga lagja e Strukarëve.
Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes në afërsi të shitores së teknikës së bardhë “Peonia”. I ndjeri R.M. në fund të këtij muaji mbushte 18 vjet.
Vëzhgimin e vendit të aksidentit rreth orës 22:30 e ka bërë edhe prokurori./Titulli.com/
 
 
 
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!