Lokale
KKSH shpall ditët e pushimit, institucionet nuk i përgjigjen
Në selinë Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc u organizua tryezë e rrumbullakët me Inspektorin republikan të arsimit, Pedagogun republikan të arsimit, Inspektorët lokalë të komunave të Preshevës dhe Bujanocit për arsim, si dhe me drejtorët e shkollave të mesme dhe shkollave fillor në Luginën e Preshevës.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte zbatimi i vendimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar për ditët e festave.
KKSH më herët ka shpallur ditë feste: 28 Nëntorin – Dita e flamurit kombëtarë shqiptarë, 7 Marsin – Dita e mësuesit, 3 Qershorin – Dita e themelimit të Këshillit Kombëtar Shqiptare, Ditën e parë të Bajramit të Madh dhe Ditën e parë të Kurban Bajramit.
Me qëllim të informimit me procedurat ligjore kryetari i KKSH-së Galip Beqiri njoftoi fillimisht të pranishmit dhe inkurajoi për procedurat në vijim në mënyrë që sa më me dinjitet komuniteti shqiptar do mundë edhe zyrtarisht të festoj këto festa me rëndësi.
Mirëpo, siç thotë edhe kumtesa e KKSH-së, disa udhëheqës të institucioneve nuk iu kanë përgjigjur ftesës që ka bërë ky organ, transmeton Titulli.
“Nën kthetrat e politikës ditore disa nga udhëheqësit e institucioneve nuk iu përgjigjën ftesës së Këshillit Kombëtar Shqiptar rreth koordinimi mbi respektimin e vendimit që ditë e shpallura nga ky institucion për ditë feste, të jetë ditë festive dhe të jetë ditë pushimi në mënyrë që mos të zhvillohet procesi mësimor dhe procesi i punës ashtu edhe siç është paraparë me ligjet në fuqi”, thotë kumtesa e KKSH-së të dal pas tryezës së rrumbullakët.
Këshilli Kombëtar Shqiptar është i vendosur që në ditët në vijim të zhvilloj konsultime edhe me krerët komunal të komunave të Luginës së Preshevës, përkatësisht komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në mënyrë që datat e shpallura për ditë festë të respektohen edhe nga administratat komunale./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!