Lokale
PVD me të njëjtat qëndrime për emërtimin e rrugëve
Partia për Veprim Demokratik (PVD) mbetet pranë propozimit për ndryshimin e emërtimit të rrugëve dhe shesheve të qytetit, të paraqitura në emër të 18 këshilltarëve shqiptarë (PVD, LPD dhe UDSH), në seancën e Kuvendit Komunal të datës 02.04.2013-të.
Dega e PVD-së në Bujanoc, përmes një shkrese drejtuar kryetarit të Kuvendit, Hajredin Hyda ka ritheksuar qëndrimin e vet, lidhur me shkresën e kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, Hajredin Hyda, për delegimin e një anëtari të PVD-së, në komisionin për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në kuadër të Asamblesë Komunale të Bujanocit, njofton ky subjekt politik.
Në shkresën drejtuar kryetarit Hyda, PVD, thotë se mbetet pranë qëndrimit të paraqitur në seancën e 2 prillit të këtij viti, lidhur me këtë çështje, ashtu siç është nënshkruar nga 18 këshilltarët shqiptarë të opozitës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!