Hakerët ultimatum politikanëve të Luginës, “do të publikojmë dokumente sekrete”
Lokale

Hakerët ultimatum politikanëve të Luginës, “do të publikojmë dokumente sekrete”

25.Apr.2013 20:58
0
Grupi i hakerëve i vetëquajtur “Albanian Anonymous” i ka dhënë ultimatum politikanëve të Luginës që të tërhiqen nga të gjitha institucionet e Serbisë, në të kundërt do të publikojnë çdo komunikim elektronik që kanë pasur nga 22 tetor i vitit të kaluar. Dokumenti i “Albanian Anonymous” i cili ka arrit në adresën elektronike të portalit informativ Titulli.com nga email adresa AN@aca.com, i jep ultimatum politikanëve shqiptarë të Luginës për të përmbushur kërkesat e mëposhtme: “Kryetarët e partive politike shqiptare në Kosovën Lindore Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që brenda afatit të caktuar të tërhiqen nga të gjitha institucionet e okupatorit (Komunale , Regjionale dhe Parlamentare). Të ndërtojnë institucionet legjitime të Republikës së Kosovës në Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë. Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës në Preshevë , Bujanocë dhe Medvegjë ta shpallin policinë , gjykatat , ushtrinë dhe të gjitha institucionet tjera serbe ,të jashtëligjshme. Këto Kuvende të shpallin Serbinë shtet kolonizatorë dhe të kërkohet në përputhje me të drejtat ndërkombëtare për popujt e kolonizuar, dekolonizimi i Kosovës Lindore dhe dëmshpërblimi financiar. Kërkesa ti adresohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për verifikimin e legalitetit të kolonizimit serb 100 vjeçar të Kosovës Lindore”. Për të përmbushur 80 për qind të këtyre kërkesave, “Albanian Anonymous”, politikanëve të Luginës i ka dhënë një afat prej 60 ditëve, duke filluar nga 26 prilli. Ky grup i hakerëve njëherit ka marrë përsipër edhe marrjen nën kontroll të adresës elektronike të kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, përmes së cilës u dezinformua opinioni me deklaratë të rrejshme se gjoja ky i fundit ka dhënë dorëheqje nga të gjitha detyrat. /Titulli.com/ ***************************************************************************************************************************** Më poshtë keni të plotë ultimatumin që ka mbërri në adresën e Titullit Albanian Anonymous Komuniteti Kombëtar i Hacktivistëve "AlbaAnonymous" KERKESE ULTIMATIVE Për: Liderët politikë shqiptarë në Kosovën Lindore Marrja nën kontroll e adresës elektronike të Kryetarit të Komunës së Preshevës ishte një DESHMI nga NE. Ne: nuk duam vllavrasje brenda shqiptare . nuk bëjmë shantazh , mashtrime . nuk bëjmë luftra personale . nuk sulmojmë patriotët. Por Ne: luftojmë tradhtinë. luftojmë armikun . luftojmë mashtruesit. Njoftojmë se: Komuniteti ynë, nga data 22 tetorë 2012 -deri tani. Kemi kontrolluar , monitoruar , cdo komunikim elektronikë të adresave elektronike të partive lokale shqiptare , liderëve politikë , komunikimeve personale . Komuniteti ynë jep afatë prej 60 ditësh ( numërimi fillon nga data 26 Prill 2013 përfundon me 24 Qershor 2013): Kryetarëve të partive politike shqiptare në Kosovën Lindore Preshevë , Bujanovc dhe Medvegjë që brenda afatit të caktuar të tërhiqen nga të gjitha institucionet e okupatorit ( Komunale , Regjionale dhe Parlamentare). Të ndërtojnë Institucionet legjitime të Republikës së Kosovës në Preshevë , Bujanocë dhe Medvegjë. Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës në Preshevë , Bujanocë dhe Medvegjë ta shpallin : policinë , gjykatat , ushtrinë dhe të gjitha institucionet tjera serbe ,të jashtëligjëshme . Këto Kuvende të shpallin Serbinë , shtet kolonizatorë dhe të kërkohet në përputhje me të drejtat ndërkombëtare për popujtë e kolonizuar , dekolonizimi i Kosovës Lindore dhe dëmshpërbimi financiar. Kërkesa ti adresohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për verifikimin e legalitetit të kolonizimit serb 100 vjecar të Kosovës Lindore. Komuniteti Kombëtar i Hacktivistëve "AlbaAnonymous" Porositë edhe një herë se nuk : nuk duam vllavrasje brenda shqiptare . nuk bëjmë shantazh , mashtrime . nuk bëjmë luftra personale . nuk sulmojmë patriotët. Por , ditën e 24 Qershorit të vitit 2013-të , nëse 80% e këtyre kërkesave nuk realizohen , KOMUNITETI ju BETOHET se : - do të publikojmë të gjitha sekretet anti-shqiptare ( Ju e dini mirë për cka e kemi fjalën) që kemi gjetur nëpër komunikimet mes Jush dhe .... serbëve.  
“Vatra” nga Gjilani i dërgon selame qeverisë së Kosovës
KKSH shpall ditët e pushimit, institucionet nuk i përgjigjen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration