Lokale
KKSH me vendim për mirënjohje, i pari Komandant Lleshi
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka miratuar vendimin mbi dhënien e mirënjohjeve për personalitetet shqiptare në Luginë të Preshevës, mirënjohja e parë iu nda Komandat Lleshit
[caption id="attachment_73993" align="alignleft" width="300"] Ndarja e cmimit per Komandant Lleshin, pranon Izet Qazimi, vellau i komandantit (foto RTK)[/caption]
Këshilli Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc sot ka zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme me një pik të rendit të ditës: Propozimin mbi dhënien e mirënjohjeve për personalitetet e shquara të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, transmeton Titulli.
Ky propozim u miratua me shumicë votash nga anëtarët e KKSH-së i cili u përshëndet nga të gjithë të pranishmit, ku nuk mënguan as nga familja e heroit kombëtar, Ridvan Qazimit-Komandant Lleshi, përfaqësuesit e OVL-së, partive politike, Bashkësisë Islame në Bujanoc dhe ish ushtar të Luginës, me theks të veçantë të Kosovës.
Kjo seancë e jashtëzakonshme siç e quajti kryetari i KKSH, Galip Beqiri, nuk ishte e rastësishme, mirëpo ajo përkon me përvjetorin e dymbëdhjetë për përkujtimin e veprës së madhe dhe “Ditëve te Komandant Lleshit”.
Mirënjohja e parë e dal nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës e aprovuar sot në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, iu dha dëshmorit Komandant “Lleshit” për kontributin, veprën dhe sakrificën e tij për kombin shqiptar, mirënjohje e cila i’u dorëzua vëllait të tij, Izet Qazimit, ku ky i fundit në emër ta familjes falënderoi dhe i është mirënjohës për këtë aktivitet të gjithëve që kanë kontribuar.
Këtë akt e përshëndeti edhe kryetari i OVL-së Edmond Isufi, duke u shprehur se është më e pakta që mund të bëjmë ne të gjallët për dëshmorët e kombit. Më pastaj edhe ish ushtarët nga Kosova që ishin mysafirë në këtë seancë, u shprehen falënderues dhe të privilegjuar që po marrin pjesë në Ditët e Komandant Lleshit.
Krejt në fund u shfaq dhe një dokumentar prej 30 minutash kushtuar kontributit dhe veprës së Ridvan Qazimit gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku u pa me emocione dhe vëmendje nga të pranishmit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!