Lokale
Përmbyllet manifestimi “Ditët e Komandant Leshit” (foto & video)
Në fshatin Tërnoc të Bujanocit është përmbyllur sot manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”, i cili u shënua me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.
Familjarë, veteran, invalid të UÇPMB-së, qytetarë, përfaqësues të institucioneve lokale dhe politike e mysafirë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi morën pjesë në përkujtimin atyre që luftuan për të drejtat dhe lirit e shqiptarëve në Luginë dhe më gjerë.
Hisen Qazimi, babai i komandat Lleshit me një zë të krenarisë i përshëndeti masën e tubuar për nderin dhe respektin që kanë treguar të gjithë pjesëmarrësit për gjithë luftëtarët e lirisë e veçmas për komandat Lleshin, raporton Titulli.
Jetën dhe veprën e Ridvan Qazimit e prezantoi Edmond Isufi nga OVL e UÇPMB-së, duke e përshkruar Lleshin si një burrë të madh dhe veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare, i cili nuk hezitoi të sakrifikoj edhe jetën e tij për lirin e pakët që po e gëzojnë shqiptarët në këtë rajon.
“Në kohët më të vështira komandant Lleshi, diti të ec drejt rrugës së zgjidhjes së problemit kombëtar dhe ai ishte një strateg dhe diplomat i çështjes shqiptare në Luginë”, tha ish shefi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi deklaroi se sakrifica e komandat Lleshit që bëri për lirin e atdheut është e shenjtë dhe do të kujtohet gjithmonë si një dëshmi se liria nuk fitohet lehtë.
“Të mëdhenjtë duhet të përkujtohen sepse me meritat e atyre që luftuan për lirinë tonë ne po gëzojmë deri diku të drejtat”, tha Sejdulla Kadriu kryetar i Shoqatës të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “Vatra” me seli në Gjilan.
Mysafirët nga Malësia e Madhe të Malit të Zi, dhe nga qyteti i Durrësit u shprehën mirënjohës për mikpritjen dhe bujarinë që treguan nikoqirët e këtij manifestimi dhe kështu u shpërndan mirënjohje.
“Ditët e Komandat Leshit” është një manifestim tashmë tradicional që organizohet për nderë të luftëtarëve të UÇPMB-së dhe Ridvan Qazimit.
Gjatë këtij manifestimi janë bërë homazhe dhe janë vendosur lule tek varri i Vehbi Rexhepit në fshatin Konçul dhe varri i komandant Lleshit./Titulli.com/
http://youtu.be/81BFTnCrbFk
http://youtu.be/pWJci1AJ73k
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!