KKSH kërkon rritjen e kuotave për studentët e Luginës
Lokale

KKSH kërkon rritjen e kuotave për studentët e Luginës

04.Jun.2013 11:44
0
Këshilli  Kombëtar  Shqiptar (KKSH) përmes një  shkrese  ka njoftuar  Ministrinë  e  Arsimit  të  Republikës  së  Shqipërisë   dhe  Ministrinë  e  Arsimit, Shkencës  dhe Teknologjisë  të  Republikës  së  Kosovës  lidhur  me  preferencat  e  maturantëve  nga  Lugina e Preshevës, për  në  Universitetet  e  Tiranës  dhe  të  Kosovës. Drejtuesit  e   Gjimnazit “Skënderbeu“, në  Preshevë   dhe  ata  të  shkollës  së  mesme  “Sezai  Surroi“ në  Bujanoc ,  kanë  realizuar  anketën  me  maturantët  e  këtyre  shkollave  dhe  rezultatet  e  anketës  Këshilli Kombëtar Shqiptar me seli në  Bujanoc  ka  vendosur  t'i  adresoj  në  Ministritë  përkatëse. “Duke  pasur  parasysh  bashkëpunimin e deritanishëm të Këshillit  Kombëtar Shqiptar si me Ministrinë  e Arsimit  të Tiranës ashtu edhe me atë  të Kosovës besojmë  fuqishëm se përcaktimi i kuotave do  ti përgjigjet numrit  të maturantëve  për  në   fakultetet  përkatëse”, thuhet në njoftimin e KKSH-së./Titulli.com/
Tërrnava me rrugë të asfaltuara
Lugina, testi i parë parazgjedhor!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration