Tërrnava me rrugë të asfaltuara
Lokale

Tërrnava me rrugë të asfaltuara

05.Jun.2013 10:27
0
Në Bashkësinë Lokale (BL) të Tërrnavës në komunën e Preshevës janë asfaltuar 750 metra rrugë.  Projekti që filloi vitin e kaluar për përgatitjen e rrugës për asfaltim sot po merr formën përfundimtare. Lagja e Poshtme e BL të Tërrnavës është bërë me rrugë të asfaltuar. Asfaltimin e rrugës e përcollën nga afër edhe udhëheqësia e pushtetit lokal e komunës së Preshevës. Edhe pse ishte e paraparë në fillim që 750 metrat e asfaltuar të jenë me gjerësi prej 4 metra, ato janë shtuar në gjerësi, tash rruga është 5 metra e gjerë, raporton RTP. Kryetari Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa gjatë inspektimit të punimeve ka thënë se në komunën e Preshevës do të ndërtohen edhe shumë rrugë, aty ku paraqitet nevoja. Mustafa paralajmëroi se pushteti lokal do të vazhdojë të realizojë edhe projekte tjera që janë në planin investiv për vitin 2013, duke përmbushur kështu obligimet para qytetarëve./Titulli.com/
Shoqatat humanitare në Zvicër, përshëndesin miratimin e Rezolutës për Luginën
KKSH kërkon rritjen e kuotave për studentët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration