Takimi i liderëve, nuk vijnë të gjithë (video)
Lokale

Takimi i liderëve, nuk vijnë të gjithë (video)

29.Jan.2013 16:22
0
Udhëheqësit institucional dhe të subjekteve politike të Luginës sot janë takuar në Bujanoc për të shqyrtuar situatën e sigurisë dhe atë politike. Temë e bisedimeve në mes të kryetarëve të komunave Bujanoc dhe Preshevë, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa, kryetarëve të Kuvendeve përkatëse, Hajredin  Hyda dhe Ramiz Latifi, Rahmi Zylfiut udhëheqës i Unionit Demokratik Shqiptar, Edmond Isufit nga OVL e UÇPMB—së si dhe përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik të Luginës, ishte situata në Luginë dhe organizimi për protestën e së premtes, përmes së cilës do të kërkohet heqja e memorialit të Xhandarmërisë së Serbisë i cili është ngritur mbi fshatin Lluçan të Komunës së Bujanocit. Gjatë mbledhjes u bisedua edhe për vizitën e nesërme që Komisari i Lartë i OSBE-së për pakica nacionale Knut Volebeak që do ti bëjë Komunës së Bujanocit. Volebeak, vizitën do ta fillojë me takimin që do të ketë në orën 10h me kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifin, ndërsa në orën 14h do të zhvillojë takim edhe me të gjithë përfaqësuesit e spektrit politik shqiptar në Luginë Vlen theksuar se në takimin e sotëm që e ftoi kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi nuk mori pjesë i gjithë spektri politik. Edhe pse kishin paralajmëruar se do të marrin pjesë me përfaqësuesit e tyre, sot mungoi përfaqësuesi i Partisë për Veprim Demokratik dhe i Lëvizjes së Progresit Demokratik. Pas përfundimit të mbledhjes pjesëmarrësit nuk u prononcuan për media./Titulli.com/

Arifi -  takimi1

http://youtu.be/Nwjy9xEh4-8
Lugina me kërkesa konkrete për Knut Volebek?
Këshilli organizativë ju fton në protestë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration