Lokale
KDNJ:Dacic mundë ta ndërrojë shtëpinë e vehtë me këdo, por jo Preshevën !
Pas deklaratave të fundit të kryeministrit serb Ivica Dacic,se Prishtina dhe Beogradi më mirë do ishte sikur të pajtoheshin për këmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Sërbisë, rrespektivisht Luginës së Preshevës dhe Veriut të Kosovës kanë reaguar dhe aktivistët e shoqërisë civile ne Preshevë.
Valon Arifi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Presheve lidhur me mos pranimin e marrveshjes së Brukseslit mes kryeministrit Dacic dhe atij Thaci ëshët shprehur – “ Sërbia edhe me tej po vazhdon me politikën e së shkuarës,sot 12 vite pas, kryeministri Dacic dhe qytetarët serb të Sërbisë nuk po e pranojn faktin se Kosova tashmë ëshët Republikë sovrane dhe nuk ka asgjë të përbashkët më Sërbinë,pos aspiratës së njëjtë për antarsim në Bashkësin Europiane. Mosnënshkrimi I marrveshjes së fundit, Sërbis po dhe qytetarëve të Republikës së Sërbisë do ti kushtoj shtrejt” është deklaruar Arifi
“Ivica Dacic mundë të shkëmbej shtëpinë e tij më këdo që ai ka dëshirë,por ndërrimi I teritoreve shqiptare,Veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës nuk do mundë të jene pjesë ë retorikës së tij për përfitime elektorale,Presheva po dhe Veriu I Kosovës , janë territore të qytetarve që jetojn në to, andaj Dacic do duhej fokusuar për të ardhmën e qytetarve të Republikës së Sërbisë,larg pretendimeve të tija personale që nuk i shërbejn të ardhmës së përbashkët mes popujve ne ballkan” theksojn aktivistët e KDNJ’s pas deklarimeve të Ivica Dacicit për këmbim territoresh.
"Kosova dhe Serbia tashme jane dy shtete fqinje,andaj qdo marrveshje mes tyre do vije vetem pasi Kosova dhe Serbia ta kene njohur njera tjeteren si shtete sovrane. Ne te njejtin kontest edhe kryeministri Dacic po dhe ai Thaci nuk duhet ta tejkalojn idene se Kosova vite pas munde te jete pjese e Republikes se Shqipierise,dhe qdo lloj aspirate tjeter eshte vetem humbje kohe per te dyja palet" perfundon aktivisti i Keshilllit per te Drejtat e Njeriut, Valon Arifi ./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!