Lokale
Arrestohet Bujanocasi për tregti me njerëz
Policia e Nishit ka arrestuar B.J nga rrethi i komunës së Bujanocit për dyshimin se ka kryer vepër penale, kalimin e palejuar të kufirit dhe kontrabandës me njerëz, njofton policia.
Policia më 6 prill, rreth orës 11 në stacionin pagesës rrugore “Nais” ka ndaluar veturën e tipit “Opel” me targa VR të cilin e ka drejtuar i dyshuari.
B.J në veturën e tij i janë gjetur 7 shtetas të Afganistanit pa dokumente personale të cilët ilegalisht janë futur në territorin e Serbisë.
I dyshuari i është dorëzuar gjykatës themelore në Nish dhe gjyqtari hetues të dyshuarit i ka caktuar 1 muaj paraburgim.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!