Lokale
KKSH kërkon mbështetjen e Kosovës për Luginën
Përmes një letre dërguar medieve, Këshilli Kombëtar Shqiptar, nënshkruar nga kryetari Galip Beqiri, i drejtohet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi se Lugina e Preshevës i ka përcjellë me shumë interes bisedat e Kosovës me Serbinë .
“Duke pasur parasysh, vazhdon letra, se Beogradi ka refuzuar marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, Këshilli Kombëtar Shqiptarë shpreh shqetësime të thella për evoluimin e ngjarjeve në rajon e posaçërisht në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si një hapësirë reflektimi ngjarjesh që kanë ndodhur edhe në të kaluarën.
Deklaratat e Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, që ka vlerësuar se Prishtina dhe Beogradi me lehtësi do të mund të pajtoheshin për këmbim territoresh, që do të thoshte këmbimin e veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, e cila është e banuar kryesisht me shqiptarë(intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung).
Këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon me urgjencë që të gjitha institucionet e Kosovës të jenë më pro aktive në mbrojtjet e të drejtave të shqiptarëve edhe ashtu të pambrojtur, dhe të marrin me seriozitet kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për reciprocitet të nënvizuara nga Kuvendi Këshilltarëve Shqiptar si në Platformën politike të 14 janarit 2006 ashtu edhe në Deklaratën e miratuar së fundmi.
Zgjidhjet e ofruara në Bruksel për asociacionin e komunave serbe në Kosovë të jetë njëkohësisht edhe zgjidhje për Luginën e Preshevës, pasur parasysh kompetencat në fushat me rëndësi jetike si në arsim, kulturë, shëndetësi, planifikim hapësinor dhe ato kompetenca për vetëqeverisje në fusha tjera të caktuara në ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtarë dhe realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive”, përfundon letra e KKSH – së drejtuar kryeministrit Thaçi.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!