PD: Shkrimet për njollosjen e Arifit i shërbejnë destabilitetit politik në Bujanoc
Partia Demokratike në Bujanoc ka lëshuar një komunikatë për opinion lidhur me deklarimet e fundit të TV "Spektri" për kërcënimet që u janë bërë nga ana e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.Kjo është komunikata e lëshuara nga Partia Demokratike
Nga mbledhje e kryesisë së Partisë Demokratike në Bujanoc e mbajtur më 06.01.2016 në selinë e Partisë Demokratike. E shqetësuar nga: shkrimet, njollosjet, etiketimet, shpifjet, fyerjet, nxitjet e urrejtjes të ditëve dhe javëve të fundit nëpër portalet e ndryshme legale dhe jolegale, nëpër facebook-e fantome, nga disa persona e sidomos nga Nexhat Behluli i cili me mjete dhe metoda më të paskrupullta atakon dinjitetin, personalitetin dhe familjarët e kryetarit të Partisë Demokratike dhe të komunës së Bujanocit.
Në kulturën dhe traditën shqiptare është e paimagjinueshme që për interesa të imta personale ose për mos realizim të qëllimeve të imëta të njolloset familja e kujt do qoftë, por ja që edhe kjo po ndodhka.
Kryesia e Partisë Demokratike e indinjuar thellësisht nga këto veprime dhe sulme ndaj personalitetit dhe jetës private të kryetarit, Nagip Arifi dhe familjarëve të tijë, dënon ashpër këto sulme dhe i jep përkrahje të parezerevë në aktivitet e tija si kryetar partie dhe komune.
Me anë të kësaj komunikate njoftojmë të gjithë simapatizuesit, anëtarët e Partisë Demokrtatike por edhe opionin e gjërë se të gjitha këto inskenime, të ripërsëritura të Nexhat Behlulit janë të pavërteta, por qëllim të vetëm kanë krijimin e hutisë dhe destabilitet politik në komunën e Bujanocit dhe në Luginë e sidomos në prag të zgjedhjeve lokale.
Nuk është hera e parë që ka patur sulme të tilla, por kryetari .Arifi gjatë veprimtarisë së tijë politike ka kaluar nëpër sfida të ndryshme dhe çdo herë ka dal edhe më fortë.
Kryesia e Partisë Demokratike Buajnoc, 06.01.2016.