Antiq: Pagesa për RTS-në me faturën e janarit për energjinë
Lokale

Antiq: Pagesa për RTS-në me faturën e janarit për energjinë

06.Jan.2016 13:42
0
Ministri për energjetikë dhe miniera në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Antiq, ka thënë se pagesa për RTS-në do të vijë me faturën e janarit për energjinë elektrike. Ai ka shprehur besimin që kjo nuk do të jetë pengesë që qytetarët të paguajnë faturat e tyre për energjinë, njofton rts, transmeton Titulli.

E di që kjo nuk është e popullarizuar, por unë vërtetë besoj që 150 dinarë për funksionimin e servisit publik nuk do të jenë pengesë e madhe për njerëzit të paguajnë faturat për energjinë elektrike, ka thënë Antiq.

Edhe pse mediumi publik i Serbisë nuk asnjë program në gjuhën shqipe, edhe shqiptarët që jetojnë në Serbi do të jenë të obliguar të paguajnë taksën për RTS-në.

Sipas ligjit të miratuar në fund të vitit 2015, funksionimi i mediumit publik do të financohet një pjesë nga buxheti i Serbisë dhe një pjesë nga taksa e qytetarëve/Titulli.com/ 

Ish shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc Roberto Montella emërohet sekretar i përgjithshëm i AP të OSBE-së
Kamenica me pikëkalim të ri kufitar me Medvegjën!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration