Kamenica me pikëkalim të ri kufitar me Medvegjën!
Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për shpronësimin e pronës, në të cilën do të ndërtohet pikëkalimi kufitar në Kapi të Sfircës në Komunë të Kamenicës.Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Fatmir Matoshi, ka falënderuar ministren për Dialog Edita Tahiri për mbështetjen e këtij procesi.
“Falënderoj ministren Edita Tahiri për përkushtimin që hapja e pikëkalimit kufitar në Kapi të Sfircës të shkojë drejt realizmit final. Sot u njoftuam zyrtarisht se Qeveria ka marrë vendim për shpronësimin e pronës, në të cilën do të ndërtohet pikalimi kufitar. Kjo besoj se është e mjaftueshme që ta ndalin hovin të gjithë ata që tentuan ta devijojnë këtë pikëkalim kufitar në vende të tjera”, ka shkuar Matoshi në profilin e vet në “Facebook”.
Pikëkalimi kufitar në Kapi të Sfircës lidhe Kosovën me Medvegjën.