Lokale
Ju falënderon Muhamedi (video)
Derisa pret 28 gushtin për operimin e syrit të majtë, djaloshi tre vjeçar nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, Muhamed Dermaku, ka shprehë dëshirën të falënderojë të gjithë ata që e ndihmuan për ti përmirësuar shikimin.
“Faleminderit”, kështu nisë biseda me Muhamedin e vogël i cili u zgjua nga gjumi posa mësoi se gazetarët e Titullit kishin ardhur për ta vizituar.
Në prehrin e babait Milazimit, ai ndjehej shumë më mirë se në kohën para operacionit të syrit të djathtë, kur rrezikohej të humbte shikimin.
“Jemi në pritje për operacionin e syrit të majtë, nga spitali na është thënë se 28 gushti do të jetë dita kur do ti nënshtrohet operacionit”, tha për Titullin prindi Milazim Dermaku.
Edhe ai për të disatën herë falënderoi të gjithë ata që patën mundësi dhe e ndihmuan financiarisht operimin e Muhamedit.
“Operimi i syrit të djathtë ka kushtuar 3 mijë euro, ndërsa operimi i syrit të majtë do të kushtojë edhe 4250 euro”, tha Milazim Dermaku, duke nënvizuar se pas publikimit të këtij rasti janë grumbulluar rreth 15 mijë euro.
“Ndihmat kanë ardhur nga të gjitha anët, prej vendasve e nga diaspora të cilët i falënderojë nga zemra dhe Zoti i shpërbleftë për ndihmën”, tha i emocionuar Milazimi.
Sikurse për syrin e djathtë edhe operacioni për syrin majtë do të realizohet në spitalin Evropian në Shkup./Titulli.com/
http://youtu.be/lvzEilmWMVs
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!