“Kryetari i Facebook-ut” nuk prononcohet për Titullin
Lugina

“Kryetari i Facebook-ut” nuk prononcohet për Titullin

13.Aug.2012 15:20
0
Ish kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, i cili edhe më tej në Facebook nuk e lëshon postin e të parit të komunës, nuk prononcohet për portalin Titulli.com Kamberi nuk pëlqen të flasë me gazetaret e Titullit për të shpjeguar shumë akuza të cilat i drejtohen pozitës dhe anasjelltas, edhe pse si njeri me funksion publikë ka në obligim të tillë ndaj qytetarëve të komunës së Bujanocit. Dy gazetaret e Titullit, tre herë, në ditë të ndryshme, kërkuan kryetarin e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc Shaip Kamberin, i cili përmes personelit në zyrën e këtij subjekti kishte njoftuar se nuk jep deklarata për këtë portal shqiptar. “Kryetari ka thonë se nuk jep prononcim për juve”, i tha të tre herë gazetareve personeli në këtë zyre. Redaksia e Titullit i kujton ish kryetarit, i cili shumë mirë njeh rregullat dhe etikën e gazetarisë, që mos të bëjë diferencime në mesin e gazetarëve, pasi portali Titulli.com nuk është parti politike për të bërë koalicion me te. Vlen theksuar se përveç Ragmi Mustafës nga PVD i cili kryesisht ka qenë i hapur me gazetarë, shumë zyrtarë të tjerë të këtij subjekti kanë refuzuar ose me vështirësi i kanë dhënë informata të cilat kanë qenë me interes për publikun. Refuzimi i Kamberit nuk donë të thotë se Titulli nuk do të kërkojë prononcim prej tij, përkundrazi, do të insistojë që të marrë informatat të cilat i interesojnë masës së gjërë/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/shaipi-facebook-profile.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ju falënderon Muhamedi (video)
Luginë: Pranohet diploma e parë e Republikës së Kosovës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration