Preshevë: Për një javë tre vendbanime janë pa rrymë
Lokale

Preshevë: Për një javë tre vendbanime janë pa rrymë

14.Aug.2012 04:26
0
Në zjarrin në afërsi të fshatit Bushtran, Svinjishtë dhe Lanik të komunës së Preshevës janë djegur tetë shtylla elektrike të tensionit të mesëm dhe për këtë arsye për një javë rreth 120 amvisëri kanë mbet pa rrymë. "Prishja do të mund të rregullohet brenda dy deri tre ditë të ardhshme”, deklaroi sot shefi i shërbimit dispeçerik të Elektrodistribucionit të Vranjës, Vlladan Veljkoviq, transmeton Titulli. Velkoviq i tha agjencisë Beta se të gjitha shtyllat e tensionit të mesëm janë të drunjta dhe duke qenë nga ky material ato shumë shpejtë janë përfshirë nga zjarri, pasi që lehtë mund të ndizeshin ,ndërsa nga zjarri u përfshinë edhe izolatorët në shtylla, por jo edhe bartësit. Një fat të tillë patën edhe dy fshatrat e komunës së Bujancit (Dobrosin dhe Konçul) të cilët për disa ditë mbetën pa rrymë elektrike për shkak të djegies nga zjarri të shtyllave të tensionit të ulët, që përfshiu malet në afërsi të këtyre vendbanimeve shqiptare./Titulli.com/
KDNJ: Faza a dytë e kursit nga shtatori
Ju falënderon Muhamedi (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration