Ja çfarë thotë De Biazi për Berat Gjimshitin dhe pse ai nuk shkoi në Francë?
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ka thënë se ndihet shumë i kënaqur me formën e treguar nga kuqezinjtë në ndeshjen miqësore ndaj Marokut.“Kjo ishte një përgjigje e mirë. Kundërshtari që kishim përpara ishte i fortë. Skuadra pas pushimeve dha përgjigje të mira”,-tha De Biazi.
I pyetur për aktivizimin e Gjimshitit dhe Hykajt, i pari u la jashtë Europianit, ndërsa i dyti u rikthye pas dy viteve me Kombëtaren, trajneri italian u shpreh se “Si njëri, ashtu dhe tjetri kanë qenë pjesë e jona. Më vjen keq për Jahmirin që nuk ka luajtur, por ky është një mesazh i mirë për të gjithë që unë sytë i kam për të parë dhe kur lojtarët më tregojnë se duan të bëhen pjesë e kësaj kuadre, le të vijnë me ne. Ne jemi shumë të kënaqur me Beratin. Kur nuk erdhi në Francë, nuk erdhi për shkak kushteve në të cilat ishte”,-tha De Biazi për mikrofonin e “Supersport”.
Kuqezinjtë e mbyllën në barazim pa gola ndeshjen miqësore me Marokun në “Loro Boriçi”. Takimi i ardhshëm do të luhet më datë 5 shtator po në Shkodër, por përballë do të jetë Maqedonina për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”./Albeu.com/