Fillon viti shkollor në komunën e Bujanocit, ishin 5383 nxënës dhe 628 punëtorë arsimorë (statistika)
Lokale

Fillon viti shkollor në komunën e Bujanocit, ishin 5383 nxënës dhe 628 punëtorë arsimorë (statistika)

01.Sep.2016 09:18
0
Në komunën e Bujanocit kan filluar mësimin nxënësit në shkollat fillore dhe ato të mesme dhe sipas përfaqësuesve komunal këtë vit do të monitorohet shkalla e përgatitjes në të gjitha institucionet shkollore.

Kryeshefi për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore, pranë administratës komunale në Bujanoc, Mr. sc.Agim Hasani gjatë një bisede për Titulli.com  është shprehur se në muajin Gusht ka mbajtur takim me drejtorët e shkollave të cilët e kanë njoftuar për përgatitjet.

“Në shume shkolla ka pas intervenime në përgatitjen e mësojtoreve gëlqerosjen dhe dezinfektimin , janë siguruar mjetet për ngrohje dhe disa shkolla veç i kan siguruar ditarët e punës e disa shkolla pritet ti marrin pra janë të porositura.Sipas fjalës së drejtorave,  viti i ri shkollor mundë të filloj dhe ne si department nxënësve dhe mësimdhënësve u urojme suksese në vitin vijues”, ka thënë mes tjeras Hasani.

Ndërsa lidhur me numrin e nxënësve që vijojnë mësimin Hasani deklaroi se të dhënat për vitin shkollorë 2016/2017 mundë të dihen në fillimin e muajit Shtator pasi të dërgohen raportet nga shkollat.

Sipas të dhënave të marra nga Agim Hasani, në vitin shkollor  2015/2016 kan vijuar mësimin 2006 nxënës në shkollat fillore  në gjuhën shqipe, 1168 në shkollën e mesme.

Të njëjtat raporte flasin se në shkollat fillore në gjuhën  serbe kan vijuar mësimin 1758 nxënës dhe në shkollën e mesme 451 nxënës.

Hasani ka folur edhe për shpenzimet e punëtorëve arsimorë që në vitin e kaluar shkollor ishin të angazhuar  628.

“Deri tani punëtorëve të arsimit që udhëtojnë iu është paguar vetëm 80% . Por sipas ligjit dhe marrëveshjes kolektive harxhimet e rrugës duhet të paguhen 100% dhe duke marrë në konsideratë se disa shkolla rrespektivisht disa punëtorë udhëtarë kan fituar kontestet gjyqësore ne kemi biseduar dhe jemi në marrveshje që kjo çështje të rregullohet conform ligjit”, theksoi Hasani.

Në tabelën e prezantuar mundë të shihni të dhënat e numrit të nxënësve dhe puntorëve arsimorë gjatë vitit shkollor 2015/2016./Titulli.com./

Ja çfarë thotë De Biazi për Berat Gjimshitin dhe pse ai nuk shkoi në Francë?
OSBE mban debat me mediat lokale të Kosovës dhe Serbisë, pjesëmarrës edhe gazetarë nga Bujanoci (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration