Shaip Kamberi, kryetar i komunës uron nxënësit për fillimin e vitit shkollor
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka uruar nxnësit pë fillimin e vitit shkollor 2016/2017.Ai është shprehur se Shtatori, përveç që shënon fillimin e vitit të ri shkollor në përgjithësi, simbolizon edhe fillimin e një etape krejtësisht të re dhe shumë të rëndësishme për fillestarët tonë.
“Kjo datë poashtu simbolizon shpresën tonë të përbashkët që në një të ardhme jo të largët nga shkollat tona të dalin kuadro të reja, të cilët, me përkrahjen tonë të parezervë, do t'i shërbejnë shoqërisë sonë në përgjithësi”, ka thënë Kamberi.
Shaip Kamberi duke dëshiruar fillimin e vitit të ri shkollor ka kërkuar mirëkuptim e solidaritet në mes shokëve/shoqeve në përgjithësi./Titulli.com/