Ja çfarë thotë De Biazi për Berat Gjimshitin dhe pse ai nuk shkoi në Francë?
Lokale

Ja çfarë thotë De Biazi për Berat Gjimshitin dhe pse ai nuk shkoi në Francë?

01.Sep.2016 08:24
0
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ka thënë se ndihet shumë i kënaqur me formën e treguar nga kuqezinjtë në ndeshjen miqësore ndaj Marokut.

“Kjo ishte një përgjigje e mirë. Kundërshtari që kishim përpara ishte i fortë. Skuadra pas pushimeve dha përgjigje të mira”,-tha De Biazi

I pyetur për aktivizimin e Gjimshitit dhe Hykajt, i pari u la jashtë Europianit, ndërsa i dyti u rikthye pas dy viteve me Kombëtaren, trajneri italian u shpreh se “Si njëri, ashtu dhe tjetri kanë qenë pjesë e jona. Më vjen keq për Jahmirin që nuk ka luajtur, por ky është një mesazh i mirë për të gjithë që unë sytë i kam për të parë dhe kur lojtarët më tregojnë se duan të bëhen pjesë e kësaj kuadre, le të vijnë me ne. Ne jemi shumë të kënaqur me Beratin. Kur nuk erdhi në Francë, nuk erdhi për shkak kushteve në të cilat ishte”,-tha De Biazi për mikrofonin e “Supersport”.

Kuqezinjtë e mbyllën në barazim pa gola ndeshjen miqësore me Marokun në “Loro Boriçi”. Takimi i ardhshëm do të luhet më datë 5 shtator po në Shkodër, por përballë do të jetë Maqedonina për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”./Albeu.com/

Shaip Kamberi, kryetar i komunës uron nxënësit për fillimin e vitit shkollor
Fillon viti shkollor në komunën e Bujanocit, ishin 5383 nxënës dhe 628 punëtorë arsimorë (statistika)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration