Ish-ambasadori Shqipërisë në Serbi, “pro” heqjes së simboleve shqiptare në Luginë (video)
Lokale

Ish-ambasadori Shqipërisë në Serbi, “pro” heqjes së simboleve shqiptare në Luginë (video)

30.Nov.2013 19:39
0
Televizioni “A1 Report” publikoi ditën e sotme dokumentin zyrtar që tregon se ish-ambasadori i Shqipërisë në Beograd, ka firmosur për heqjen e simboleve kombëtare nga tekstet në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Bëhet fjalë për një shkresë zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd që mban datën 3 prill 2011, e nënshkruar nga vetë ish-ambasadori shqiptar Shpëtim Çaushi. Dokumenti u bë publik nga Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës dhe Prof. Dr. Sulejman Abazi, të ftuar në “A1 Report” për të folur mbi protestat e ditëve të fundit në Luginë. Mijëra shqiptarë dolën në protestë më 28 nëntor, duke kërkuar të respektohet e drejta e tyre për të përdorur simbolet kombëtare. Shkresa i drejtohet Këshillit Nacional në Luginën e Preshevës, Milan Markovicit, ish ministër për të Drejtat e Pakicave në administratën shtetërore dhe vetëqeverisjen lokale, si dhe shefit të atëhershëm të OSBE-së në Beograd, Dimitrios Kyprios. “Kemi nderin të ju lajmërojmë se organet kompetente shqiptare janë dakord me vërejtjet e shprehura se Abetarja dhe Fletorja e Punës do reprodukohen (modifikohen), duke mënjanuar simbolet nacionale-shtetërore”, thuhet në këtë document që disponon A1 Report. http://youtu.be/3mBGOG4ADrw Gjatë bisedës në studio, Abazi tha se pikërisht ky vendim për të cilin ka dhënë pëlqimin edhe Tirana zyrtare përmes ambasadorit Çaushi, i jep mundësinë Beogradit të ndalojë hyrjen e teksteve shqipe në Luginë. Në fillim të tetorit të këtij viti gjashtëmijë tekste shkollore në gjuhën shqip u bllokuan nga autoritetet serbe në fshatin Raincë të Preshevës, çka nxiti edhe reagimin e banorëve të Luginës. Galip Beqiri i cili rezulton se ka qenë pikërisht ai që ka pranuar këtë vendim të qeverisë së Serbisë, e pranoi ekzistencën e dokumentit, por duke thënë se bëhet fjalë për modifikim të simboleve kombëtare dhe jo heqjen e tyre. Në tetor të vitit 2011, mediat në Luginën e Preshevës raportuan lajmin se ambasadori i atëhershëm i Republikës së Shqipërisë i akredituar në Beograd, Shpëtim Çaushi, kishte dhënë pëlqimin që Abetarja dhe fletorja punuese të modifikoheshin, duke larguar simbolet kombëtare çka ngjalli protesta nga shqiptarët në Luginë. /A1 Report/Shqiptarja/
Tabanoc, policia gjen heroinën në kutinë e lëngjeve
Maloku: Lajmi më i mirë nga Lugina, lirimi i të burgosurve shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration