
Tabanoc, policia gjen heroinën në kutinë e lëngjeve
Policia kufitare maqedonase në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë ka gjetur një sasi droge tek 23 vjeçari nga Kumanova me inicialet M.Xh, i cili po udhëtonte me autobusin e linjës Kumanovë - Bern.
Trafikanti i drogës në mënyrë të përkryer kishte ambalazhuar kutinë e lëngut, për të mos dyshuar policia. Konfiskimi i kësaj sasie të drogës do të shitej për rreth 50 mijë euro në tregun e zi. Policia nuk ka dhënë detaje se kumanovari nga kishte siguruar drogën./Titulli.com/