Maloku: Lajmi më i mirë nga Lugina, lirimi i të burgosurve shqiptar
Lokale

Maloku: Lajmi më i mirë nga Lugina, lirimi i të burgosurve shqiptar

30.Nov.2013 01:01
0
Politologu nga Kosova, Albinot Maloku vlerëson se lajmi më i mirë që vije nga Lugina e Preshevës gjatë vitit 2013-të është lirimi i të burgosurve të mbajtur padrejtësisht nga Beogradi. “Pas pesë viteve të mbajtjes në burg dhe shumë proceseve gjyqësore, shqiptarët e liruar, me plotë të drejtë si të pafajshëm, është lajmi më i mirë nga Lugina e Preshevës për këtë vit”, tha për portalin Titulli.com analisti politik Albinot Maloku. [caption id="attachment_98011" align="alignleft" width="300"]Analisti politik, Albinot Maloku Analisti politik, Albinot Maloku[/caption] Gjatë një analize të situatës në Luginë , Maloku foli edhe për konfiskimin e librave në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë nga ana e shtetit serb, ku sipas tij “regjimi në Beograd” i njehë të gjitha format e të bërit keq dhe se Serbisë i pengojnë librat në shqip dhe i plaçkitë ato nga shkolla fillore. Këtë akt politologu Maloku e cilëson si “terrorizëm ndaj librit”. Vizitat e ministrave të qeverive në Prishtinë dhe Tiranë që u kanë bërë kohëve të fundit Luginës së Preshevës, Maloku i cilëson si gjëja e cila është normale. “Këto vizita të ministrave të qeverive në Prishtinë dhe Tiranë që u kanë bërë Luginës së Preshevës, kanë bartë mesazhe shumë demokratike dhe aspak si ato të qeveritarëve serb kur vinë në Kosovë. Ministrat gjatë vizitës kanë pas fjalor shumë të përmbajtur, dhe si vizita kanë qenë shumë pak përmbajtjesore”, thotë ai, duke shtuar se Lugina e Preshevës i ka pritjet shumë normale si nga Prishtina si nga Tirana zyrtare. Gjatë kësaj analize ekskluzive për Titullin u bisedua edhe për dialogun e nisur në mes të Luginës së Preshevës dhe Beogradit zyrtar, analisti politik nga Prishtina mendon se ky dialog është nisur pa lehtësues e garantues të jashtëm dhe se nuk ka pritur, por as nuk pret ndonjë gjë nga ky dialog. “Liderët e Luginës së Preshevës tek tani e kanë kuptuar që bisedimet mes tyre dhe Beogradit zyrtar kanë qenë të kota e pavlerë. Është interesant se si Lugina ende nuk ka arritur të ketë aksione por vetëm reaksione”. Organizimin e protestave për këtë 28 nëntor nga ana e spektrit politik në Luginë, politologu Albinot Maloku e vlerëson të pa dobi. “Angazhimi i liderëve të Luginës së Preshevës duhet të maksimalizohet tek çështja e riafirmimit të kërkesave të tyre, duke prodhuar aksione e jo duke pritur çka pas”, thotë analisti nga Kosova. Sipas Malokut, kërkesat për reciprocitet në mes të tyre dhe serbëve në Kosovë duhet të parashtrohen si nevojë e domosdoshme e qetësisë për shqiptarët në Luginë të Preshevës./Titulli.com/
Ish-ambasadori Shqipërisë në Serbi, “pro” heqjes së simboleve shqiptare në Luginë (video)
Qeveria e Serbisë, liderëve të Luginës: Nuk do të biem në këto provokime
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration