titulli.com
Intervista

Intervistë: Fejzullahu me një të ardhme premtuese

08.Mar.2012 15:02
0
Arbnor Fejzullahu ka lindur më 08 prill, 1993 në Tërnoc të Komunës së Bujanocit, karrierën si futbollist e filloi në vendlidje në Klubin futbollistik Tërnoci. Dy vite më parë Fejzullahu u transferua në Shqipëri dhe për momentin luan për skuadrën Besa nga Kavaja. Ai njëherit mbronë edhe ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë deri në moshën 21 vjet. Kohë më parë ka fituar edhe pasaportën Shqiptare. Gjatë një bisede për Portalin Informativ Titulli, futbollisti i ri nga Besa e Kavajës, Arbnor Fejzullahu, rrëfen jetën e tij sportive dhe sukseset në karrierën sportive. Ai madje kujton edhe shumë momente të bukura gjatë karierës, kontaktet me futbollistë të mëdhenjë etj..Filloi stërvitjet e para në klubin Kf. Ternoci ngaTernoci, ndërsa për të vazhdojnë të interesohen klube të njohura evropiane, ku më serioze ka qenë Cesena që garon në ligën e parë të Italisë, Serie A. Titulli: Arbnor, si ka nisur karriera juaj sportive? Fejzullahu: Kam filluar të luaj futboll shumë herët, në një moshë shumë të re kur isha vetëm nëntë vjeq në shkollën e futbollit K.F. Ternoci, në Tërnoc dhe që prej asaj kohe nuk jam ndarë nga futbolli. Titulli: Ju aktualisht luani për Besën e Kavajës, pse e zgjodhët pikërisht këtë skuadër ? Fejzullahu: Zgjodha Besën sepse mendova se do të bëjë një hap të madh në karierën time, por në njëfarë mënyre edhe ata më përzgjodhën mua. Titulli: A jeni adaptuar me skuadrën e Besës së Kavajës ? Fejzullahu: Ky është sezoni i dytë që unë po luaj me Besën dhe mendoj se jam adaptuar mirë. Titulli: A ke pasur ndonjë ofertë nga ndonjë klub tjetër ? Fejzullahu: Po kam pasur oferta nga Shqipëria, por kam kontratë me skuadrën e Besës dhe nuk mund të levizë nga Kavaja, gjithashtu edhe nga klube evropiane. Titulli: U përfol se do të kalosh te skuadra Cesena, pse nuk ishte i mundur ai transfer ? Fejzullahu: Ende është gjithçka e hapur dhe transferi akoma nuk dihet, mund të jetë i mundur dhe unë po shpresoj që do të jetë i mundur. Titulli: A mund të na kujtoni se kush ka qenë trajneri i parë? Fejzullahu: Trajneri im i parë ka qenë i ndjeri Rexhep Adili kur kam filluar për herë të parë të mirrem me futboll, pastaj në moshën 13 vjecare kemi filluar të stërvitemi me trajnerin Sedat Pajaziti ku kemi bërë gara në regjionin e Gjilanit. Titulli: Ju luani edhe për Kombëtaren (U21), çfarë ndjenje është të luash për Kombëtaren ? Fejzullahu: Është një ndjenjë shumë e mirë të luash për Kombëtaren, çdo shqiptar që është futbollist e ka ëndërr që një ditë të luaj për Kombëtaren Kuq e Zi dhe kjo është një ndjenjë shumë e mirë. Titulli: E keni takuar ndonjë prej lojtarëve që luajnë për Kombëtaren, si p.sh.: Lorik Canën, Hamdi Salihun..? Fejzullahu: Po jam takuar me Lorik Canën, pas ndeshjes që Shqipëria e zhvilloj me Rusinë, dhe kemi biseduar gjatë me të. Titulli: Cilat janë planet e tua për të ardhmen? Fejzullahu: Planet e mia për të ardhmen janë që një ditë të paraqitem në elitën e futbollit europian, dhe shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt. Titulli: Ku e sheh vetën pas 10 viteve? Fejzullahu: Pas 10 viteve e shoh vetën në një klub të madh. Titulli: Je i dashuruar? Fejzullahu: Nuk jam i dashuruar. Titulli: Dhe për fund diçka për lexuesit e Portalit Informativ Titulli ? Fejzullahu: Të gjithë ata që e duan futbollin dhe dinë të luajnë futboll të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë sepse edhe ata mund të arrijnë të bëhen futbollistë të mëdhenjë.

Adelina Ismajli: Dua të realizoj koncert në Luginë
Intervistë: Shqiptarët e Luginës më keq se në vitin 1992
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration