titulli.com
Intervista

Intervistë: Shqiptarët e Luginës më keq se në vitin 1992

04.Mar.2012 18:57
0
“Deklarata politike e shprehur 20 vjet pas referendumit e potencon domosdoshmërinë e veprimeve urgjente nga ana e qeverisë së shtetit ku jetojmë, por njëkohësisht kërkohet një mbështetje konkrete nga Prishtina, Tirana dhe faktorit ndërkombëtar që po sillet sikur që janë zgjidhur problemet në vitin 2001”, ka deklaruar në një intervistë për portalin informativ Titulli  Riza Halimi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.      Fillimisht na tregoni si e kujtoni kohën e  Referendumit të  1 dhe 2 marsit të vitit 1992, ku shqiptarët e Luginës u deklaruan për autonomi territoriale politike me të drejtë bashkimi me Kosovën? Halimi: Është vështirë me bë një krahasim me vitet e 90-ta, sepse është një diference drastike dy dekada kohë. Mirëpo, të sqarojmë se në kohën e referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 ishte fillimi i periudhës së shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Ne kishim edhe në atë periudhë një diskriminim total nga ana e regjimit të Millosheviqit dhe degradim të madh të pozitës shqiptare në krahasim me të drejtat që kemi pasur me kushtetutën  e vitit 1974. Unë lirishtë mundë të them se kishim një autonomi kulturore dhe komunat kishin kompetenca më të mëdha në gjyqësi, kuvendet komunal emëronin kryetarët e gjyqeve, kryeshefat e policisë, shërbimet e tatimeve ishin brenda administratës komunale, çka do të thotë se kishim një spektër më të gjerë kompetencash se sa që kanë sot pushtetet lokale.   Kanë kaluar 20 vite që nga referendumi, në çfarë pozite gjendet Bujanoci, Presheva dhe Medvegja tani? Halimi: Ne lirisht mundë të themi se 20 vjet pas referendumit  nuk kemi arrit me kthye pozitën që kemi pasur më herët. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur lufta të ndryshme si ajo në Kosovë dhe zonën  e sigurisë tokësore  në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Me ardhjen e forcave politike kinse demokratike në Sërbi diskriminimi vazhdon ndaj shqiptarëve të Luginës, jo ndoshta i hapur sikur në regjimin e Millosheviqit por në formë perfide. Duhet të pranojmë se janë bërë disa lëvizje pas Marrëveshjes së Konçulit, formimi i policisë multietnike, investimet në infrastrukturë, zhvillimi i mediave lokale, disa kompetenca që ju kthyen në lidhje me shkollat dhe shëndetësisë primare. Kemi një pozitë të rëndë ekonomike, shkallën e lartë të papunësisë, militarizimi i shprehur, migrimi i të rinjve për shkak të mungesës së perspektivës për një jetë normale. Deklarata politike e shprehur 20 vjet pas referendumit e potencon domosdoshmërinë e veprimeve urgjente nga ana e qeverisë së shtetit ku jetojmë, por njëkohësisht kërkohet një mbështetje konkrete nga Prishtina, Tirana dhe faktorit ndërkombëtar që po sillet sikur që janë zgjidhur problemet në vitin 2001.   A janë shqiptarët e Luginës në pozitë më të mirë se serbët e veriut të Kosovës? Halimi: Ne e kemi një situatë shumë më të vështirë se serbët në Kosovë. Pa një qasje unike me të njëjtat kritere në aspekt rajonal për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në këtë rajon dhe serbëve në Kosovë pa i përjashtuar edhe serbët  e veriut të Kosovës sepse nuk duhet trajtuar si të veçantë me këtë rast. Mendoj se faktori ndërkombëtar me një qasje unike ka mundësi të veprojë në mënyrë stabilizuese që mos të ketë në të ardhmen probleme.   Një numër i madh i të rinjve po largohen nga ky rajon, si e shihni  Luginën pas 5 viteve? Halimi: Situata nuk është duke shkuar në rrugë të mirë, sepse e thash edhe më herët se po vazhdon migrimi i rinisë drejt Kosovës dhe Perëndimit. Është shumë e çuditshme se shumica e të rinjve kanë gjetur punë në Kosovën e pasluftës ku zhvillimi ekonomik është shumë më i ulët se në Serbi. Rinia nuk mundë të punësohet në vendlindjet e tyre për shkak të diskriminim të qeverisë në Beograd. Dhe them se gjatë kontakteve me miqtë ndërkombëtar që kanë dhënë një kontribut të pamohueshëm por jo të mjaftueshëm për zgjidhjen e problemeve që përballemi ne dhe më kanë premtuar se do të bëjnë një presion më të madh në Beograd për të ndihmuar në perspektivën e Luginës.   Deklarata e Kuvendi të këshilltarëve shqiptarë të Luginës e miratuar më 1 mars të vitit 2012, sa mundë të ndikojë te faktori ndërkombëtar. Halimi: Unë e them të kundërtën e deklaratës, këtu duhet shkojnë edhe veprimet. Unë jam i i bindur se duhet vazhduar me protesta por të jenë më masovike se herëve të kaluara. Zëri ynë duhet ngritur shumë se jemi në një situatë të vështirë por le të jetë edhe me anë të peticioneve. As në Afrikën e jugut nuk ka ndodhë apart’hejdi që po ndodhë me neve, shqiptarët e Luginës kanë telashe me shku në Kosovë sepse policat kufitare të sigurimit janë shumë të larta. Serbët e Kosovës nuk paguajnë për lëvizje të lirë ndërsa në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës nuk vlejnë policat e sigurimit. Dhe nga kjo po del së këtë masë restriktive dhe anticivilizues që fillimisht e ka vendosur Beogradi dhe me reciprocitet e ka marrë edhe Prishtina, ndërsa vetëm shqiptarët e Luginës po pësojnë. Ky është një diskriminim klasik i tipit të apart’hejdit të Afrikës Jugore. Besojë se duhet të organizohet një peticion masovik i qytetarëve dhe t’i drejtohemi dy qeverive asaj në Beograd dhe Prishtinë që të kenë një përkujdesje më të madhe ndaj problemeve tona.   Zgjedhjet parlamentare po afrohen, a ka një unitet të spektrit politik shqiptar për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të Serbisë? Halimi: Tash për tash jemi në bisedë me një numër të subjekteve politike, dhe tash për tash më drejtpërdrejt jemi duke bisedua me përfaqësuesit e UDSH-së, LPD-së dhe të BDL-së. Këto janë tre partitë me të cilët kemi pas kontakte më tepër . Por deri më tani nuk kemi një interesim serioz nga PDSH. Ne duhet ti rregullojmë raportet ndërmjet partive dhe nuk ka tjetër parim përpos atij të proporcionalitetit. Edhe një punë për ti grumbulluar 10 mijë nënshkrime, për ta siguruar hipotekën, garancionin bankar që janë probleme shumë serioze, mandej kur të vije koha për mjetet e fushatës, ndarjet proporcionale të mjeteve të fushatës, mjetet që duhet të sigurohen nga buxheti republikan për fushatë, ndarjen proporcionale edhe të mjeteve që sigurohen në veprimin e partive parlamentare edhe ndarjen proporcionale edhe të vet mandatit.  /Titulli.com/
Intervistë: Fejzullahu me një të ardhme premtuese
Intervistë: Veteranët dhe familjet e dëshmorëve të diskriminuar në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration