Adelina Ismajli: Dua të realizoj koncert në Luginë
Mbretëresha e muzikës shqiptare Adelina Ismajli e cila tani e disa kohë nga mediat evropiane quhet Diva e Ballkanit për Portalin Informativ Titulli ka dhënë një intervistë shumë të impresionuar. Vëmendja ishte më shumë e drejtuar në sukseset e saj të cilat po i arrin në skenën ndërkombëtare ajo nuk harron dhe ia dedikon të gjitha sukseset e saja familjes dhe fansave të cilat i quan familje. Nga ana tjetër ajo e cila zgjon më shumë interesim tek vendi jonë është se ajo ka miq edhe në Luginë, si dhe dëshiron të mbaj ndonjë koncert nëse do i vij propozimi nga ndonjë organizatorë.
Përshendetje Adelinë ju falënderoj për kënaqësinë që po na jepni duke na dhënë këtë intervistë për portalin tonë Titulli.com, pasi që dihet se është një nder i madh të bisedosh me juve? Adelina: Së pari përgëzimet e mia dhe falënderime për intervistën. Adelinë, këtë intervistë do të doja ta fillonim nga karriera juaj europiane, jeni njëra ndër këngëtarët e para e cila po ia arrin qëllimit për të depërtuar në skenën muzikore ndërkombëtare, mos është kjo motoja juaj që të jeni gjithmonë e para e cila duhet të provojë diçka të re? Adelina:Në fakt,unë kam fatin që gjithmonë kam guxuar të provoj gjëra që dukeshin të pamundura. Por jo pa i menduar gjatë dhe mirë. Jo se është ndonjë moto, nganjëherë në tentimet për të qenë i pari në gjithcka njeriu mund të bëj gabime fatale. Unë ndjek dëshirat e mia dhe i realizoj ato. Pastaj tjerët vlerësojnë edhe pse nuk është keq të jesh e para në gjëra të bukura (qesh). Tani më jeni artiste europiane dhe për herë të parë jeni një fillestare siç e keni thënë edhe vet si ndjeheni tani? Adelina: Më e lehtësuar. Kam një karrierë 25 vjeçare që është krijuar me sukses në rrethana gati morbide dhe një karrierë të ngadalshme,por të sigurt këtu ku çdo gjë është e rregulluar dhe mënyrë pune e përsosur. Jam e lumtur,pafundësisht e lumtur. Menaxhoni dy karriera, njëra në trojet shqip folëse e cila është shumë e fuqishme ndërsa tjetra është duke u rritur dita ditës, si ia arrini? Adelina: Më së shumti me ndihmën e fansave. Flas me shumë sinqeritet. Këndej është më shumë kompania ajo që menaxhon kur është momenti që të lanqohet diçka e re gjërat i detajojnë deri tek imazhi. Edhepse gjithmonë ndryshoj shumë në planet e tyre jam mësuar të kujdesem vet për çdo imtësi dhe vështirë se do ta largoj këtë veti. Megjithatë jam unë ajo që më së miri e di çfarë dua për vete. Kurse karriera ime shqiptare nuk është ndalur kurr,përveq faktit që nuk arrij të jem në televizione. Kam koncertet,intervistat,cdo risi bëhet e dituar falë fansave. Shfaqja në televizione është gati e pamundur për shkakun e kohës dhe shumë herë mediumet më janë hakmarrë për këtë gjë, por kjo pak ka rëndësi. Në fakt,nuk është lehtë aspak. Nga një cep i botës në tjetrin,me nga 13-14 orë punë intensive,nuk është lehtë. Por është një lodhje që më sjell shumë kënaqësi. Keni plot 25 vite karrierë të suksesshme dhe gjithmonë arrini ta hipnotizoni publikun shqiptar, besa tani edhe atë europjan, si ia arrini ta bëni këtë? Adelina : Fal sinqeritet,bëj atë që ndjej. Mundohem të dhuroj sa më shumë kënaqësi për ata njerëz që më kanë falur admirimin e tyre. Thonë që artisti thith tërë energjinë negative të publikut dhe dhuron tërë energjinë pozitive që ka brenda vetës. Njerëzit e ndjejnë këtë dhe e duan. Edhe nëse bëj diçka që nuk karakterizohet si “normë”,e bëj sepse dua ta bëj dhe pikë. Publiku do ta shijojë lirinë dhe atë ua fal. Klipi juaj “ I love you more” është i pëlqyer shumë, klip të cilin e keni promovuar në disa shtete europiane si dhe në lindjen e mesme cilët ishin reagimet e para? Adelina: Vlerësimet ende janë pozitive dhe kjo me gëzon. Por çdo gjë u stopua kur theva këmbën në koncertin e Ulqinit dhe promovimi mbeti gati se i pa mbaruar. Edhe unë por dhe Faudel duhej të ecnim para me projekte të reja. Ai të vetat, unë të mijat. Unë kam vonesë për shkakun e këmbës,dhe kjo po çmendte kompaninë (qesh). Por jam vërtet e lumtur që unë vajza nga Prishtina, e rritur nën tytat e automatikëve kam një projekt në zemër të Parisit. Kam ndjenjën që nuk më duhet më shumë në këtë profesion. Para disa muajsh ishit pjesëmarrse ne evenimentin “ A small world” në Gstad të Zvicrrës mes shumë yjeve të Hollywoodit ku patët rastin edhe të performoni këngën “I love you more”, morrët shumë lavdrata dhe komente pozitive, cili koment ju pëlqeu më së shumti? Adelina: Dy komplimente me mbetën në kujtesë. Njërin ma tha vet kryetari i këtij fondacioni kaq të fuqishëm,Patrick:”Sa mirë që tani franqezët do ta dinë që kultura perendimore dhe ajo e lindjes bashkohen ne vendin e juaj të shqiponjave”...E imagjinoni pastaj sa i kam folur për historinë tonë që nga pellazgët (qesh).Tjterin ma tha redaktorja e programit artistik të RTL Gjermani,Barbara:” Zëri yt është aq ndryshe nga ato që dëgjojmë çdo ditë,aq i thellë,të lutem mos harro të ma sjellësh albumin”.Ishte mbrëmje e bukur që do jetojë gjatë në kujtesën time. Adelinë, tani do dëshiroja të flasim pak edhe për vendlindjen, sa ju mungon vendlindja? Adelina: Sa herë më mungon jam aty për 2 orë (qesh). Në fillim ndjeja më shumë mungesën,familja më mungonte shumë. Por tani më nuk ndaloj vetën për asnjë punë,asnjë sukses. Sa herë dua nisem shkoj i shoh dhe kthehem. Jam mësuar të organizohem më mirë (qesh). Jeni njëra ndër këngëtaret më të kërkuara a keni planifikuar që të mbani ndonjë turrne këtë vit në trojet shqip folëse? Adelina: Ende jemi duke e shqyrtuar atë opsion. Që do të jem andej as nuk diskutohet,natyrisht që në fund vendos unë, por duhet të caktojmë cilat vende dhe sa kohë,pasiqë kam shumë projekte që duhet të finalizohen dhe koha ka mbetur e shkurtër. Jeni e pranishme ngado në Shqipëri,Kosovë, Mal të zi, Zvicër dhe në shumë vende tjera të botës keni planifikuar ndonjëherë të mbani ndonjë koncert ne Luginë? Adelina: Vitin që shkoi ishte planifikuar që të këndoja në Luginë,por në momentin e fundit organizatorët anuluan çdo gjë me ca arsyetime që as sot nuk i kam të qarta. Ka vite që dua dhe dua të këndoj në Luginë,kam kënduar që nga fëmijëria andej,nuk mund ta largoj nga zemra atë vend. Por lutem që dikush ti marr organizimet pak më seriozisht.Në momentin që më bëhet një ftesë për një koncert që ia vlen,aty jam . Prapë po kthehem tek Lugina pasi që edhe nga aty jam, keni ndonjë mik këtu? Adelina: Kam mikesha dhe një shoqe klase nga shkolla e mesme të cilën shfrytëzoj rastin ta përshëndes. Gjithashtu kam dhe një fans të cilin nuk e përjetoj si fans por si një anëtar familje dhe ai e di sa shumë e çmoj. Më lejoni ta përqafoj ngrohtësisht me anë të kësaj interviste. Sa jemi tek miqtë sa ka kohe Adelina ti vizitoj miqtë e saj? Adelina: Kohë për miqtë kam gjithmonë.Megjithatë ekzistojmë për të qenë të lumtur,jo të jemi robër të sukseseve,parave,etj. Kam miq gjithandej nëpër botë dhe kudo që ndodhem u telefonoj dhe takohemi,natyrisht duke respektuar dhe kohën e tyre. Pasi jemi tek koncertet, keni koncerte të shumta ku sipas informatave të cilat i kam nganjëherë mbani 2 koncerte brenda një muaji, cili nga koncertet ju ka lënë më së shumti përshtypje? Adelina : Çdo koncert është margaritar në kurorën e karrierës sime dhe është gati e pamundur për mua të them “Ky ose ky”...Nëse duhet të përmend është koncerti në Drenicë viti 2010 ku une dhe mbi 1 mijë veta publik po qanim bashkë nga emocionet, pastaj Ulqini 2011 ku theva këmbën por takova fansat e mi që vetëm për atë koncert kishin udhëtuar nga Zvicra,Tetova,Ferizaj,Klina,Presheva,Prishtina,Drenica,Stutgarti dhe kaluam një pasdite të mrekullueshme bashkë,dhe patjetër koncerti në New York që reklamohej nga kompania e 50Cent, koncert i cili më siguroi kontratën me televizion muzikor i cili shtrihet në tre kontinente. Adelinë, kalojmë pak edhe tek ata të cilët gjithmonë të mbështesin fansat, dihet se ata të ndjekin ngado dhe në pytjen të cilën ia kam bërë se pse janë në gjendje ta bëjnë këtë më janë përgjigjur se ti bën shumë më shumë për ata, më kanë thënë se jeni një familje e madhe, si e arrini të jeni gjithmonë aty kur ata kanë nevojë? Adelina: Që nga viti 2007 unë jam në skënë vetëm për dëshirën e fansave dhe jo për nevojat e mia. Kisha realizuar karrierë mbi 20 vjeqare e cila quhej e suksesshme dhe nuk e shihja më të arsyeshme që të vazhdoja dicka që ishte e dëshmuar. Do ishte sikur të ndërtoja një mbindërtim në një ndërtesë perfekte.Doja ta mbyllja në ditën kur u shpall Pavarësia e Kosovës. Aty ndryshoi gjithçka. Pas koncertit ku këndova atë natë,në shtëpinë tonë vinin tufa me lule,letra pa fund,fansa tek dera që qanin të më shihnin duke kënduar.Në anën tjetër,unë nuk njihja jetë pa publik,jam rritur me ta,kisha ekzistuar gjithmonë me ta dhe për dëshirën e tyre.Unë nuk kam parapëlqyer kurr të përmend sa kam ndihmuar ndonjë fans qoftë finansiarisht deri tek mbështetja morale në probleme që mund të më hudhnin dhe mua në ndonjë problem të madh.I quaj familje sepse bëj për ta atë që do bëja për njerëz të familjes sime.Kurr nuk kam lejuar t`i ngacmojë dikush,edhepse shumë herë janë të sulmuar deri në pikën më të tmerrshme pse janë fansa të mi.Kjo më bën të luftoj për ta sikur për vete,por dhe të jem e afërt me ta sikur me një familje.Ka pasur dhe raste kur në emër te admirimit,njerëz kanë keqpërdorur dhe keqinterprtuar mikpritjen apo mbështetjen time.Ndoshta kjo është arsyeja pse më duan-i dua pa asnjë kompromis dhe jo vetëm me këngë e klipe,por nëse ndonjëherë ka ndodhur të ofendojnë dashurinë që kam dhuruar,ka të tillë që e kanë të ndaluar dhe emrin të ma përmendin.Ata që ua kam ndaluar të jenë fansa të mi,ata më së shumti tani shajnë,vajtojnë dhe mallkojnë.Por nuk bëj kompromis kurrë,jo në këtë pikë. Dua të kaloj tek një pjesë tjetër e jetës suaj, pikërisht tek jeta private. Tani më keni deklaruar se jeni në lidhje me Valin, deklarat e cila bëri bujë të madhe dhe tani po përflitet se jeni duke planifikuar martesë, ka diçka të vërtetë në këto thashetheme? Adelina: Nuk ka asgjë konkrete në këtë moment,po shijojmë dashurinë.Momentalisht prioritet kemi punët tona,pastaj kur të vie,do të vie (qesh).Nuk i robërojmë asnjë rregulli që kërkojnë normat shoqërore,jemi shumë të ngjashëm në atë aspekt.Jetojmë si duam ne,dhe kjo është magjia e tërë lidhjes sonë. Unë personalisht kam pasur mundësin edhe ta takoj Valin por për ata të cilët nuk e njohin si do e përshkruani? Adelina : Stabil, ambicioz, i bukur dhe shumë i qetë. I sigurt në atë që do dhe gjithmonë e arrin.Nuk i lë përshtypje mendimi i huaj për asgjë, respekton vetëm të vetin dhe të atyre pak njerëzve që i do. Ecën ngadalë,por gjithmonë arrin në cak.Nuk beson në të pamundurën.I rritur dhe shkolluar mes dy kulturave të huaja,asaj franqeze dhe zvicerrane,por njeh dhe aplikon traditat e dobishme shqiptare më shumë se cdokush që kam njohur. Pa asnje kompleks dhe pa asnje paragjykim,ben vetem ate qe ia do zemra.Duket i ftohtë,por thellë është më i rebeluar sesa unë. Vetëm se e shfaq rrallë (qesh). Tani jetoni sa në Francë sa në Zvicërr, ku ju pëlqen të jetoni më së shumti? Adelina: T`ju them të drejtën në Zvicër, është më e qetë dhe jam në një moment jete kur më duhet pushimi më shumë se kurr.Megjithatë gjatë 25 viteve unë jam ndalur vetëm një vit,dhe atë nga sëmundja, dhe 6 muaj kur theva këmbën.Nuk mbaj në mend që për 25 vite kam pushuar më shumë se dy javë në vit.Franca më rrëmben,ka shumë punë,shumë plane,shumë projekte dhe është më aktive.Parisi është i bukur,por megjithatë është metropol,aty asgjë nuk ndalon kurrë. E unë si shqiptare tipike,dua të pushoj e pushoj pa fund (qesh).Dhe një pyetje për fund të gjitha sukseset të cilat po i arrini kujt ia dedikoni?
Adelina : Tokës sime shqiptare dhe fansave të mi.Më lejoni ta ilustroj me refrenin e këngës “I love you more”: As the sun is rising I will love you more,as an eagle soar, I will adore, sky has no east and west, sans contest I know I love you more. Kur dielli perendon,do të dua edhe më shumë,sikur ngritja e shqiponjes,do të adhuroj.qielli nuk ka lindje as perendim,pa dyshim e di qe të dua dhe më shumë. Kurr s`kam kërkuar të më duan,kam kërkuar ti dua.Jam e bekuar që më dhuruan ndjenjat e tyre mbi dy dekada e gjysmë.
Adelinë ju falënderoj jashtëzakonisht shumë që gjete kohë të lirë për portalin tonë titulli.com, shpresoj që të mos ju kemi bezdisur.
Adelina : Kënaqësia ishte e imja. Ju uroj fat,shëndet dhe suksese./Besart Bakiji/Titulli.com/