Sheshin e Bujanocit qytetarët e "emërtojnë" Skënderbe
Lokale

Sheshin e Bujanocit qytetarët e "emërtojnë" Skënderbe

22.Jan.2015 15:05
0

Nga tre propozimet që Komisioni për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve në Bujanoc duhet të deklarohet, qytetarët e komunës së Bujanocit kanë dhënë pëlqimin për sheshin “Skënderbeu”

Komisioni përbërë prej shtatë anëtarëve për ndryshimin e emrave të  rrugëve e shesheve pranë Komunës së Bujanocit, katër shqiptarë dhe tre serb, në mbledhjen e saj të fundit, përveç dakordimit për ndryshimin e 22 emrave të rrugëve, ka shqyrtuar edhe emrat e propozuar që mund të jenë të përshtatshëm për sheshin kryesor në Bujanoc që aktualisht mban emrin Karagjorgje Petroviq.

Tre emrat e propozuar të cilët do të duhet të votohen në mbledhjen e radhës të Komisionit janë: sheshi “Karagjorgje Petroviq” që edhe sot mbanë po këtë emër, propozimi i dytë sheshi “Skënderbeu”, si dhe propozimi i tretë “Sheshi i Tolerancës”.

Andaj, duke parë rëndësinë e këtij sheshi për Bujanocin, portali informativ Titulli.com sot mbylli sondazhin dhjetëditor rreth emërtimit të sheshit, në të cilin votuan 2.246 qytetarë, shumica shqiptarë.

Qytetarët me shumicë të madhe shprehën qëndrimin e tyre se sheshi në Bujanoc duhet të mbajë emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

81.52 % apo 1.831 vota të pjesëmarrësve ishin që sheshi aktual Karagjorgje Petroviq të marrë emrin sheshi “Skënderbeu”, 17.99 % ose 404 vota për propozimin “Sheshi i Tolerancës”.

Për emërtimin aktual që mban sheshi qendrorë në Bujanoc, atë Karagjorgje Petroviq, votuan 11 qytetarë, apo 0.49 %.

Të tre këto propozime për të cilat votuan qytetarët, do të jenë në tryezën e përzgjedhjes së Komisionit të përbërë prej shtatë anëtarëve, ndërsa mesazhin që sot qytetarët i përcjellin këtij Komisioni, me kryetar historianin Muhamed Jasharin, është “e duam sheshin Skënderbeu”.

Sheshi në fjalë është i një rëndësie të veçantë, i cili tashmë nga udhëheqësia e kësaj komune është krahasuar edhe me sheshin e Prishtinës, “Nënë Tereza”, bazuar në krahasimin e bërë edhe sheshi në Bujanocin e banuar me shumicë shqiptare, do të duhej të mbajë një emër të një figure të rëndësishme kombëtare.

Edhe përskaj përzgjedhjes së qartë që kanë bërë qytetarët që sheshi të emërtohet “Skënderbeu”, pëlqimet brenda koalicionit qeverisës të Komunës së Bujanocit, i përbërë nga shqiptarët dhe serbët, mund të mos votojë verdiktin e qytetarëve.

Siç ka mësuar jozyrtarisht portali informativ Titulli, anëtarët shqiptarë, pjesë të këtij Komision për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve, janë afër dakordimit me kolegët serb që sheshi Karagjorgje Petroviq të mos emërtohet sheshi “Skënderbeu”, por “Sheshi i Tolerancës”. /Titulli.com/

Arifi i gatshëm të mbështes Këshillin Kombëtar Shqiptar
Rexhep Rahimi nga Nesalca zhduket nga shtëpia, familja kërkon ta gjej
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration