Bujanoc: Rruga e Zarbicës e sakrificës dhe perspektivës
Lokale

Bujanoc: Rruga e Zarbicës e sakrificës dhe perspektivës

29.Aug.2016 11:47
0
Java e fundit e muajit gusht, solli një surprizë të këndshme për banorët e Malësisë së Bujanocit.

Lajmi i shumëpritur për fillimin e asfaltimit të rrugës: Muhoc – Zarbicë, i dha fund dilemave shumëvjeçare për pamundësinë e rregullimit rrugor, duke mbushur gëzim dhe emocione, jo vetëm banorët e Malësisë së Bujanocit, por gjithë komunitetin shqiptar në Luginë dhe më gjerë.

E premtja e 26 gushtit, do të mbahet mend për fillimin e një projekti infrastrukturor, shumë të përfolur e asnjëherë të realizuar, që nga periudhat e pushteteve komuniste, socialiste, madje edhe demokratike!

Pushteti i ri komunal i qeverisur nga Shaip Kamberi, një mik i sinqertë i malësorëve, e mbajti fjalën e dhënë se rruga e Zarbicës do të asfaltohet nga “një pjesë e madhe e buxhetit të komunës, për të realizuar ëndrrën 40 vjeçare, për kthimin e jetës së njerëzve në këto vendbanime”.

Kthimi i besimit

Pushteti popullor i Shaip Kamberit, gjithashtu, korrigjoi një padrejtësi ndaj malësorëve, që pushteti i dikurshëm ia kishte ngarkuar me pa të drejtë, për pjesëmarrje në asfaltimin e rrugës me 30 për qind nga shuma e përgjithshme e kostos së këtij projekti.

Lirimi nga kjo gjobë e malësorëve, kthen besimin te institucionet komunale, të cilat u patën lëkundur gjatë mandatit të kaluar, kur ish pushteti luante me ndjenjat e banorëve të braktisur nga vatrat stërgjyshore dhe manipulonte me ata pak banorë, që i zbardhte drita mbi maje kodrash, të privuar nga e drejta për jetë normale infrastrukturore.

Një rrugë me dy çmime e me dy afate kohore për asfaltim, tregon qartë se ish pushteti ka irituar malësorët, të cilat nga dëshira e madhe grumbulluan mjete pa kthim, vetëm e vetëm të realizohet ëndrra e tyre shekullore për asfaltimin e rrugës së Zarbicës. Por, nuk janë vetëm malësorët e irituar me ish pushtetin, të mllefosur e të zemëruar janë edhe banorët e qytetit të Bujanocit, të cilët tashmë kanë ngritur zërin rreth projektit me lëshime dhe mangësi rreth-rrotullimi në hyrje të qytetit, pastaj projekti tjetër i restaurimit të qendrës së qytetit, projekt i cili gëlltiti me beton lashtësinë e një trashëgime kulturoren, që për botën e qytetëruar paraqet një krim të rëndë kulturor. Këto projekte, të cilat kapin vlerën e miliona eurove, duhet të rishikohen e madje të vihen nën hetim financiar.

Perspektiva

Pas kaq shumë përpjekjesh, vuajtjesh, sakrificash, rruga e idealit po e sheh dritën e fillimit të punimeve, duke lënë anash edhe thashethënat se rregullimi i rrugës së Zarbicës është një mision i pamundur. Po ashtu, fillimi i punimeve të asfaltimit të rrugës, përmbush amanetin e Doktor Ilazit nga Novosella, i cili dikur pat shitur tokat e baballëkut për ta rregulluar rrugë e Zarbicës.

Rruga e Zarbicës është e një rëndësie të veçantë, ngase lidh natyrshëm 4 bashkësi lokale: Zarbicën, Muhocin, Breznicën dhe Tërnocin me mbi 10 mijë banorë.

Banorët e Malësisë së Bujanocit, pavarësisht se ku jetojnë, në maje të kodrave, në qytete, komuna e shtete, duhet t’i lënë anash përçarjet, përgojimet , shantazhet e të bashkëpunojnë me pushtetin komunal, për realizimin e këtij projekti rrugor, i cili me realizmin e tij kthen shpresat për kthimin e jetës në Malësi të Bujanocit.

Kjo është perspektiva e atyre pak banorëve, që jetojnë në Malësi dhe të atyre, që mendojnë të kthehen ndonjëherë në vatrat e tyre stërgjyshore.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

 

Strugë: Fillojnë xhirimet e flimit "žPiktura e Papërfunduar" me regjisorin Valton Jakupi nga Bujanoci
Gazetari Laziq nga Bujanoci: Asgjë nuk ndodhë në Jug të Serbisë pa kontrollin e Beogradit, asociacioni pjesë e kësaj (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration