Rruga Muhoc-Zarbincë, vepër monumentale për Malësinë e Bujanocit (foto)
Lokale

Rruga Muhoc-Zarbincë, vepër monumentale për Malësinë e Bujanocit (foto)

26.Aug.2016 17:20
0
Banorë të Malësisë së Bujanocit, përfaqësues të administratës komunale, jetës politike lokale dhe imam të xhamisë morën pjesë në përurimin e fillimit të rrugës Muhoc-Zarbincë, vendbanim afro 20 km larg nga qyteti i Bujanocit.

Masës së tubuar para nisjes së punimeve nga Muhoci i drejtua fillimisht imami i xhamisë në Fshatin Zarbincë, i cili falënderoi të gjithë për kthimin e shpresës së kamotshme të ndërtimit të kësaj rruge duke lutur Allahun që t’i shpërblejë përkrahësit e këtij projekti.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi është shprehur se kjo rrugë është vepër monumentale për Malësinë e Bujanocit, shkruan Titulli.com.

“Një pjesë ë madhe e buxhetit të komunës së Bujanocit do të orientohet në këtë rrugë dhe shpresojë se do të kthehet  jeta e njerëzve në këto vendbanime. Një ëndërr 40 vjeçare ka filluar të bëhet realitet dhe ka pasë angazhime të shumta për gjithë këto decenie për këtë rrugë dhe se ka pas njerëz prej vullnetit të mirë që kanë kontribuuar për këtë rrugë”, tha Kamberi.

Ndërsa,  Naim Rexhepi, drejtor i Drejtoratit për Ndërtim ka thënë se kjo rrugë tani është lokale dhe se është planifikuar  të bëhet  me gjatësi prej 4.5 km dhe gjerësi prej 4 metra.

Ai theksoi se punimet e rrugës do të bëhen në tre faza dhe se është planifikuar që brenda tre  viteve të përfundojnë punimet.

Në fillimin e  punimeve mori pjesë edhe Jonuz Musliu, kryetar i kuvendit komunal duke u shprehur se është një ditë e veçantë për komunën  e Bujanocit.

“Tani po i kthehet një pamje kësaj malësie dhe se me këtë investim komuna po jepë një shtytje që të kthehen banorët e këtyre vendeve”, deklaroi Musliu.

Edhe Sejdulla Kadriu, ish kryetar i Lëvizjes “Vatra” në Gjilan dhe banorë i kësaj ane është shprehur i gëzuar për fillimin e punimeve të kësaj rruge.

Ai  ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë rrugë e cila do të jetë në shërbim për qytetarët.

Financimi i kësaj rruge bëhet nga buxheti i komunës së Bujanocit, Trupit Koordinues dhe me një përkrahje të konsiderueshme financiare të banorëve të këtyre vendbanimeve./Titulli.com/

Tryezë: Gjendja dhe sfidat në përdorimin zyrtar të simboleve në Luginën e Preshevës (video)
Fatmir Hasani: Do të angazhohem për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration