Përfundon edicioni i parë i shkollës verore "Presheva Summer School" (foto)
Lokale

Përfundon edicioni i parë i shkollës verore "Presheva Summer School" (foto)

13.Aug.2016 20:41
0
Përmes këtyre katër ditëve punuese, studentëve nga Lugina e Preshevës ju ofrua hapsirë për debat, informim dhe marrje diturie se si një lider mund të bëhet i susksesshëm dhe çfarë në të vërtetë duhet të kultivojmë si vlera që të arrihet meritokracia.

"Puna në grup nxiti debat, kritikë si dhe bashkim të ideve, kreativitet dhe të qeshura pa fund. Rinia preshevare dëshmoi qartasi se potencialin që e mbanë e shpalos, dhe po kjo rini ka arritur që të rrisë dhe të kultivojë në vete mendim kritik, të jetë i aftë në komunikim dhe t’i tregojë të gjithëve se pa parrë parasysh rrethanat se si kjo rini është ndërtuar me apo pa libra në gjuhën amë, se si kjo rini është zhveshur nga të shumë të drejta, se si kjo rini ka vuajtur sindromin e mos të pasurit universitet në vendin e vet, për këto katër ditë me radhë rinia preshevare, dëshmoi se arritjet e tyre janë shumë më të mëdha kundrejt rrethanave", thuhet në njoftimi e organizatorit.

"Presheva Summer School" si edicion i parë ngriti në ajër intersim tek gjimnazistë e studentë  nën moton e lidershipit, ndërsa panelistët që morën pjesë ishin Ilir Aliu – Drejtor i ProCredit Bank në Kosovë dhe Drejtor i Shoqatave të Bankave të Kosovës, Kim Mehmeti-Publicist nga Maqedonia, Nexhat Daci–Ish Deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Muhamer Beqiri-MenaxherGjeneral i TV Shenja dhe TV Era në Maqedoni, shkruan Titulli.com.

Organizatorët janë ndarë të kënaqur me organizimin e kësa shkolle verore dhe janë shprehur se padyshim që viteve tjera tradita do të vazhdojë që t'i tregojmë të gjithëve se Presheva ka potencial të arrijë shumë./Titulli.com/

 

Bujanoc: Së shpejti "puç" partiak në Këshillin Nacional!
Maliqi: Nxënësit shqiptar në Luginë duhet të mësojnë me libra nga Kosova
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration