Ahmet Bektashi nga diaspora takoi kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë
Lokale

Ahmet Bektashi nga diaspora takoi kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë

10.Aug.2016 12:31
0
Kryetari i Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me seli në Zvicër Ahmet Bektashi me bashkëpunëtorë ka zhvilluar takime pune me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Betkashi ka biseduar me përfaqësuesit e dy komunave për vazhdimin e përkrahjes së projektit të ndërtimit të 100 shtëpive për shqiptarët në Luginë dhe realizimin e projekteve tjerë të fondit, shkruan Titulli.com.

Ai ështe shprehur se ka marrë mbështetje komunale për ofrimin e ndihmës së administratave komunale dhe se të dy kryetarët janë zotuar se do të punojnë në projektet që ofrojnë diasporën shqiptare me vendlindjen e që mundë të rezultojnë me projekte në të mirën e qytetarëve.

Fondi Humanitarë për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ka nisur një aksion vite më parë për ndërtimin e 100 shtëpive për familjet shqiptare në nevojë që jetojnë në këto komuna.

Ahmet Bektashi, morri drejtimin e kësaj organizate nga prilli i këtij vit duke u zotuar se do të punojë fuqishëm në përfundimin e projektit për ndërtimin e 100 shtëpive dhe ka falënderuar të gjithë përkrahësit ./Titulli.com/

Kamberi: Serbia do të detyrohet t'i respektojë të drejtat e shqiptarëve
Dituria: Apel për ndihmë familjeve të dëmtuara nga vërshimet në Maqedoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration