Preshevë: Diaspora shqiptare kërkon përfaqësim në jetën politike lokale (video)
Lokale

Preshevë: Diaspora shqiptare kërkon përfaqësim në jetën politike lokale (video)

02.Aug.2016 17:26
0
Zëvendëskryetarit të Komunës së Preshevës, Xhelal Mehmetit ka mbajtur takim me bashkatdhetarët të cilët aktualisht janë për pushime në vendlindje.

Diaspora sipas njeriut të dytë të komunës në Preshevë, ka dhënë në vazhdimësi kontribut të vetë veçantë në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare, ndaj sipas tij  tani është koha e kontributit për zhvillimin e vendit përmes angazhimit të drejtpërdrejtë në vendlindje, shkruan Titulli.com.

Gjatë takimit, mërgimtarët patën disa kërkesa, ndër të tjera përfaqësimi i tyre në jetën politike, ofrimi i shërbimeve më efikase nga administratat komunale dhe krijimi i mundësive për investime në këtë rajon.

Sipas statistikave rreth 50 % e banorëve të Luginës, si pasoj e zhvillimeve gjatë dy dekadave të fundit, janë detyruar të zhvendosen në vende të ndryshme të Evropës dhe gjetiu.

Kapaciteti i tyre ekonomik deri më tani asnjëherë nuk ka pasur një tendencë institucionale që të orientohet në zhvillimin e këtushëm ekonomik./B.Rexhepi/Titulli.com/

Rriten sulmet ndaj refugjatëve në Ballkan
Ftesë për rininë e komunës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration