Kryetari i  Preshevës, Shqiprim Arifi kërkon sqarime nga xhandarmëria serbe (video)
Lokale

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi kërkon sqarime nga xhandarmëria serbe (video)

18.Jul.2016 16:08
0
Kryetari i Komunës në Preshevë, Shqiprim Arifi, ka kërkuar nga xhandarmëria serbe e vendosur që nga viti 2000 në territorin e Luginës së Preshevës, që të jap sqarime lidhur me infrastrukturën të cilën po e shfrytëzon dhe për kohën sa do të jetë e vendosur në këto hapësira, shkruan Titulli.com.

Arifi, mendon se nuk ka tema tabu të cilave pushteti lokal nuk duhet t`i qaset.

Sipas Arifit, asnjëherë deri më tani nuk ka pas tentativa të tilla, nga pushtetet e deritashme në mënyrë që të kenë një pasqyrë të qartë lidhur me vendndodhjen e xhandarmërisë serbe në territorin Komunës së Preshevës, transmeton Titulli.com.

Përfundimi i luftës në Kosovë, rezultoi me tërheqjen e forcave serbe të sigurisë nga territori i Kosovës dhe vendosjen e njësive të shumta ushtarake e policore serbe në territorin e Luginës së Preshevës. A

Arsyetimi i qëndrimit të tyre ishte lufta me UÇPMB-ën e cila ka përfunduar me Marrëveshjen për demobilizim dhe demilitarizim të rajonit në maj të vitit 2001, por që nga atëherë këto forca asnjëherë nuk janë larguar./B. Rexhepi/Titulli.com/

Lutfi Haziri: Një milion euro po i investojmë në projektin e rrugës Gjilan-Bujanoc
Në parlamentin e Malit të Zi do të flitet edhe shqip
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration