
Në parlamentin e Malit të Zi do të flitet edhe shqip
Prej sot (e hënë), deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi mund t'i mbajnë fjalimet e tyre në gjuhën shqipe.Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Darko Pajoviq, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një “projekt pilot”.
“Prej sot, përmes një projekti pilot në Malin e Zi, mundësohet që deputetët shqipotarë të flasin në gjuhën shqipe. Kjo është dhe arsyeja që kemi kufje përpara”, ka thënë ai.
Të hënën, në bankat e deputetëve të Malit të Zi ishin vendosur kufje për përkthim simultan të fjalimeve të deputetëve. (r.m.)