Fillon iniciativa e binjakëzimit të Preshevës me komunën Osmangazi nga Turqia, premtohet zhvillim ekonomik (video)
Lokale

Fillon iniciativa e binjakëzimit të Preshevës me komunën Osmangazi nga Turqia, premtohet zhvillim ekonomik (video)

04.Jul.2016 01:57
0
Erdhën nga Turqia, me qëllim nisjes së iniciativës për vëllazërim të komunës së Preshevës dhe asaj Osmangazi që ka një milion e gjysmë banorë.

Xhelal Mehmeti, zëvendëskryetar i komunës së Preshevës me bashkëpuntorë të tij dhe Ardita Sinani, kryetare e Kuvendit komunal pritën me dashamirësi delegacionin nga Turqia.

Alisahit Adiloglu kryekuvendarë i komunës bregdetare Osmangazi të Turqisë, me prejardhje shqiptare, u ka premtuar zhvillim ekonomik nikoqirëve në Preshevë.

 “Komuna jonë është vëllazëruar me disa komuna në Ballkan, kryesisht me komuna bregdetare, por, ky binjakëzim, për ne është i veçantë, para së gjithash që edh ene jemi me prejardhje shqiptare dhe shpresojmë që do të ndihmojmë zhvillimin e këtushëm ekonomik”, theksoi Alisahit Adiloglu - kryekuvendarë i komunës Osmangazi.

Lugina e Preshevës, është vendi më i pazhvilluar ekonomikisht në Serbi, shkalla e papunësisë vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e lartë.

Iniciativat e bashkëpunimit ndër rajonal, rrisin shpresën për një perspektiv ekonomike edhe në këto troje vlerësojnë përfaqësuesit e komunës së Preshevës./B.Rexhepi-RTK/Titulli.com/

Musliu: Emërtimi i sheshit në Bujanoc është kundërshtuar nga kuvendarët serbë
Këshilli Kombëtar Shqiptar uron besimtarët mysliman për Fitër Bajramin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration