Në Kuvendin e Serbisë krijohet grupi parlamentar që përkrah pavarësinë e Kosovës
Lokale

Në Kuvendin e Serbisë krijohet grupi parlamentar që përkrah pavarësinë e Kosovës

17.Jun.2016 10:56
0
Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin, ka thënë se partia e tij bashkë me Partinë Liberal-Demokratike të Çedomir Jovanoviqit, në Kuvendin e Serbisë ka krijuar Grupin e përbashkët Parlamentar, sepse kanë pesë parime të përbashkëta, mes të cilave është autonomia për Sanxhakun dhe njohja e pavarësisë së Kosovës, raporton gazeta serbe "Blic", shkruan Titulli.com.

Ugljanin shtoi se SDA-ja e Sanxhakut dhe LDP-ja do të angazhohen edhe për integrimin e Serbisë në BE dhe në NATO, si dhe për përparimin e bashkëpunimit me Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Rreth këtyre gjërave jemi pajtuar me Partinë Liberal-Demokratike dhe ky është interesi ynë i përbashkët”, ka thënë Ugljanin.

Varroset plaku më i vjetër në Luginë, Shaban Azizi nga Ramnabuqa e Bujanocit
Takim me Mediat lokale në Luginë: Të gjithë të barabartë në projekt-financim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration