Fejzullahu: Tekstet e përkthyera për shkollat shqipe nuk janë treguar  praktik, zgjidhja është nga Kosova
Lokale

Fejzullahu: Tekstet e përkthyera për shkollat shqipe nuk janë treguar praktik, zgjidhja është nga Kosova

15.Jun.2016 10:07
0
Drejtori i shkollës së Mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc, Zejni Fejzullahu duke folur për problemin e librave shqip për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës tha se mungesa e teksteve i gobet rëndë nxënësit e pakicës shqiptare.

Fejzullahu, i cili njëherit është edhe kryetar i Komisionit për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar është shprehur për BIRN se për çështjen e libarve vuajnë rreth 10 mijë nxënës që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

“Nxënësit serb që jetojnë në Kosovë kanë planin arsimor të Serbisë dhe pa asnjë problem marrin tekstet nga Serbia. Për çka ne kemi këtë ndalesë”, pyet Fejzullahu, shkruan Titulli.com.

Zgjidhja më e mirë do të ishte importimi i librave nga Kosova, thotë ai.

“Përkthimi i teksteve nga gjuha serbe në atë shqipe deri më tani nuk është treguar praktikë e mirë, përshkak të mungesës së përkthyesve adekuat. Për atë librat e tillë nuk përmbushin kriteruimet themelore”, është shprehur Fejzullahu./Tituli.com/

Këshilli Kombëtar Shqiptar, s'ka interesim për zgjidhjen e librave shqip?
Mustafa: Problemi i librave shqip që nga koha e Millosheviqit në vitin 1984
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration