Këshilli Kombëtar Shqiptar, s'ka  interesim për zgjidhjen e librave shqip? Komisioni për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar
Lokale

Këshilli Kombëtar Shqiptar, s'ka interesim për zgjidhjen e librave shqip?

14.Jun.2016 11:17
0
Shkolla Fillore" Ibrahim Kelmendi" në Preshevë ka një objekt të madh e të rinovuar është shkolla më e madhe në Rrethin e Pçinjës me afro 1600 nxënës, shkruan BIRN transmeton Titulli.com.

Kjo shkollë në gjuhën shqipe sikur edhe shumë te tjera në komunat Bujanoc,  Preshevë dhe Medvegjë përballen me mungesë të teksteve në gjuhën shqipe dhe në shumicën e rasteve mësuesi dikton ndërsa nxënësit shkruajnë.

Besa Sahiti, drejtoresh e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë ka thënë për BIRN se ka tekste në gjuhën shqipe mirëpo mungojnë në disa lëndë.

“Fëmijët duhet të mësojnë historinë e shtetit të tyre, kombit, të këndojë këngë shqipe dhe këtë mundësi nxënësit nuk e kanë”, është shprehur Sahiti, transmeton Titulli.com.

Nga viti 2010 deri më 2014 , Ministria e Arsimit të Serbisë në bashkëpunim me Këshillin Kombëtarë Shqiptar, Trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe institucionet tjera shtetërore përkatëse kanë siguruar 88 libra në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme.

Siç ka mësuar BIRN nga Ministria e Arsimit, problemi i librave për pakicat në Serbi do të zgjidhet.

Në mars të këtij viti, ministri i Arsimit,  Srgjan Verbiq ka nënshkruar marrëveshje me përfaqësuesit e pakicave për sigurimin e mjeteve prej 134 milion dinarë për librat që i mungojn, mirëpo përfaqësuesit e këshilli Kombëtarë Shqiptar nuk kan nënshkruar edhe pse kanë qenë të njoftuar.

Milovan Shuvakov, ndihmës i ministrit i ngarkuar për zhvillim të arsimit ka thënë për BIRN se përfaqësuesit e KKSH-së nuk janë të interesuar të zgjidhin problemin e librave shqip në mënyrën që shteti propozon pore kjo nuk do të thotë që Ministria nuk do të shpallë konkurs për mungesën e teksteve ën gjuhën shqipe.

Komisioni për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar përbëhet prej Zejni Fezullahut, kryetar  dhe anëtarët Raif Veliu, Tahir Bilalli, Buletin Saqipi dhe Izeir Fejzullahu të gjithë këta janë të ngarkuar për avancimin e arsimit shqip në Serbi.

Një pjesë e spektrit politik shqiptarë protestoi para terminalit doganorë në Preshevë më 18 shkurt të këtij viti ku u mbaheshin rreth 103 mijë libra nga Kosova të dedikuara për nxënësit e shkollave fillore të Luginës./Titulli.com/

Këto janë investimet gjatë vitit 2014 në kanalizim dhe ujësjellës në komunën e Bujanocit (dokumente)
Fejzullahu: Tekstet e përkthyera për shkollat shqipe nuk janë treguar praktik, zgjidhja është nga Kosova
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration