Gjyqësori dhe Lugina e Preshevës, shqiptarët jo të përfaqësuar kënaqshëm

Nga Redaksia 25.03.2016 10:26

Në planin shtatë pikësh të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për bisedime me qeverinë e Serbisë, shqiptarët e këtij rajoni, përveç tjerash, kanë kërkuar decentralizim në gjyqësi, respektivisht rikthimin e gjykatave dhe prokurorive themelore në Bujanoc dhe Preshevë.

Përfaqësues të subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës përveç kërkesës për rikthimin e gjykatave, sidomos në Preshevë, theksuan se janë të pakënaqur me integrimin e shqiptarëve në organet e jurisprudencës sipas strukturës etnike të popullatës.

Ata gjithashtu kërkojnë përdorimin e gjuhës shqipe në këto organe përskaj gjuhës serbe, rritjen e numrit të gjykatësve dhe prokurorëve të nacionalitetit shqiptar, si dhe që kryetari i gjykatës në Bujanoc të jetë shqiptar.

“Në këtë drejtim shqiptarët janë të penguar në mënyrë drastike të arrijnë përfaqësimin adekuat, edhe në strukturën e gjykatësve, por edhe të punësuarve tjerë në sistemin e jurisprudencës në gjykatat dhe prokuroritë themelore, e mos të flasim për shkallën e dytë dhe apelacionin”, theksoi për portalin Titulli, Riza Halimi, deputet në parlamentin e Serbisë.

Sipas tij, ka probleme edhe me zbatimin ligjor dhe kushtetues të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në këto organe.

Lidhur me këto kërkesa portali informativ Titulli iu drejtua nëpërmjet emailit Ministrisë së drejtësisë për të marr qëndrimin e tyre.

Në pyetjen tonë rreth mundësisë së kthimit të gjykatës themelore në Preshevë, përgjigja e ministrisë, gjegjësisht shërbimit press të kësaj ministrie, ishte kjo: “Ligji mbi selitë dhe kompetencat e gjykatave dhe prokurorive publike është miratuar në vitin 2013.  Nëse në të ardhmen propozohen ndryshime dhe plotësime të këtij ligji, do të shqyrtohet edhe kjo”.

Një përgjigje të ngjashme Ministria e drejtësisë i kishte kthyer më 12 nëntor të vitit 2015, deputetit Shaip Kamberi, rreth pyetjes së tij në parlament rreth kthimit të gjykatës dhe prokurorisë themelore në Preshevë.

“Ministria e drejtësisë me ndryshimet e para që do të bëhen në Ligjin mbi selitë dhe kompetencat e gjykatave dhe prokurorive publike, do të shqyrtojë iniciativën e deputetit popullor Shaip Kamberi”, ishte përgjigja e kësaj ministrie.

Në pyetjen e portalit Titulli “Sa janë shqiptarët të integruar në organet e jurisprudencës në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë?”, përgjigja e ministrisë së drejtësisë ishte si në vijim: “Shqiptarë ka edhe në mesin e të punësuarve edhe në mesin e atyre me funksione të gjykatësve”.

Ndërkaq, në pyetjet tona “Sa është numri i shqiptarëve të punësuar, sa janë gjykatës dhe prokurorë dhe cila është procedura e emërimit të kryetarëve të gjykatave, gjykatësve dhe prokurorëve?”, përgjigja e ministrisë ishte kjo: “Kryetarin e gjykatës e zgjedh Këshilli i lartë gjyqësor, për këto pyetje, ju lutemi drejtohuni Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit Shtetëror të prokurorëve, të cilët mbajnë evidencë mbi gjykatësit dhe prokurorët”.

Nuk kemi marr përgjigje nga ministria gjithashtu edhe në pyetjen rreth përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe çfarë ka ndërmarrë e do të ndërmarrë në të ardhmen kjo ministri.

Me rrjetin aktual të gjykatave dhe prokurorive në Serbi, Medvegja nuk ka asnjë gjykatë, në Bujanoc funksionon Gjykata themelore, në Preshevë vetëm Gjykata për kundërvajtje, ndërsa prokurori nuk kanë asnjëra prej këtyre tre komunave.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë një kohë të gjatë integrimin në organet shtetërore të Serbisë, sipas strukturës së popullatës që jeton në këtë rajon.

Pasi shqiptarët kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 2011, sipas regjistrimit të vitit 2002 në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë kanë jetuar gjithsej 88.966 banorë.

Prej këtij numri 64.74 për qind janë shqiptarë, 28.02 për qind serbë, 4.83 për qind romë dhe 2.41 për qind të tjerë.

Sipas shënimeve të pushtetit lokal të Bujanocit nga viti 2011, nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në organet shtetërore, pa përfshirë administratat komunale dhe shkollat, shqiptarët janë të punësuar vetëm 24.25 për qind.

Sipas këtyre shënimeve, në organet e jurisprudencës në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës kanë punuar 153 persona, prej tyre 102 serbë, 46 shqiptarë dhe pesë romë./Titulli.com/

fondi-shqip-1

 

Nga Redaksia 25.03.2016 10:26
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.