Kryeministri dhe diplomat të huaj hapin Fakultetin në Bujanoc (Foto & Video)
Lokale

Kryeministri dhe diplomat të huaj hapin Fakultetin në Bujanoc (Foto & Video)

17.Nov.2015 21:15
0
Në Bujanoc sot u përurua objekti i ri i Fakultetit Ekonomik, që u ndërtua me mjetet e Bashkimit Evropian, qeverisë së Serbisë dhe komunës së Bujanocit.

Pllakën në hyrje të objektit e zbuluan kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, dhe Nenad Vunjak, dekan i Fakultetit Ekonomik të Suboticës, degë e të cilit është fakulteti në Bujanoc. 

Fakulteti Ekonomik në Bujanoc është hapur para katër viteve, ndërsa sot janë ndarë edhe diplomat, respektivisht vendimet për diplomim për studentët e parë të diplomuar në këtë fakultet. 

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është i impresionuar me kushtet e këtij objekti, dhe shtoi se qeveria e tij do të përkushtohet në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.  

“Për të gjithë problemet e këtij rajoni do të bisedojmë dhe jam i bindur se këto bisedime nuk do të ndërpriten. Qytetarët e këtij rajoni, kërkuan më shumë punë dhe më shumë fabrika, dhe kësaj qeveria e Serbisë do t’ i përkushtohet për arritje të mëdha për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”, tha Vuçiq. 

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian filloi fjalimin e tij në serbisht dhe shqip. Ai inkurajoi studentët e këtij fakulteti që të bashkuar, me këmbëngulësi dhe me arsimim të thyejnë paragjykimet në këtë rajon. 

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi tha se “falë miqve ndërkombëtare dhe qeverisë së Serbisë sot po përurojmë një objekt që do të vendos bazat e shkollimit universitar në Bujanoc. Shpresojmë që me ndihmën e miqve tonë të hapim edhe degë të reja studimi”.

Dekani i Fakultetit Ekonomik të Suboticës, Nenad Vunjak tha se në degën e këtij fakulteti në Bujanoc për katër vite janë regjistruar 394 studentë, shqiptarë dhe serbë përgjysmë dhe tre studentë romë. 

Në amfiteatrin e këtij objekti para të pranishmëve u paraqitën edhe shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Piter Burkhard dhe ambasadori i Zvicrës në Beograd, Zhan Daniel Ruh. 

Në solemnitetin e sotëm morën pjesë edhe ministri i arsimit në qeverinë e Serbisë, Srgjan Verbiq, mbrojtësi i qytetarëve Sasha Jankoviq, dy deputetët shqiptarë në parlamentin serb, Riza Halimi e Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq dhe mysafirë të tjerë. 

Kryeministri i Serbisë, ALeksandar Vuçiq, para Bujanocit, vizitoi edhe Preshevën, gjegjësisht kampin e refugjatëve në këtë qytet. 

Para objektit të fakultetit në Bujanoc, i cili gjendet përballë Shtëpisë së Shëndetit, kryeministrin Vuçic kishin dal një numër i qytetarëve serbë e romë me flamuj partiakë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS). /Titulli.com/

VIDEO

 

 

Preshevë: Arrestohet një refugjat, kishte pasaportë të njëjtë me terroristin e Francës
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë, vazhdon aktivitetin e humanitar edhe ndaj refugjatëve (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration