Përfundon protesta në Preshevë, marrin pjesë rreth 200 qytetarë (Video)
Lokale

Përfundon protesta në Preshevë, marrin pjesë rreth 200 qytetarë (Video)

18.Sep.2015 14:49
0
Ka përfunduar pa incidente protesta e zhvilluar sot në Preshevë në të cilën morën pjesë rreth 200 protestues.

Me moton “Kundër diskriminimit”, të premten në Preshevë, në sheshin e “Dëshmorëve”, para godinës së administratës lokale, u zhvillua protestë në të cilën u shprehën pakënaqësitë për diskriminimin që po i bëhet shqiptarëve nga ana e Qeverisë në Beograd, por edhe vetëqeverisjes lokale në këtë qytet.

“Jemi këtu të protestojmë kundër diskriminimit serb dhe pushtetit lokal, jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Kjo protestë e përkrahur nga shumë organizata, ka për qëllim ngritjen e zërit për padrejtësitë tona që është duke u shkelur ky popull me shekuj”, tha kryetari i OVL-së së UÇPMB-së në Preshevë, Nazmi Hajredini.

Ai theksoi se jemi edhe kundër udhëheqësisë sonë pasi me praninë e pushtetarëve tanë po shkelet mbi gjakun e dëshmorëve, duke vlerësuar veprimet e drejtuesve të komunës së Preshevës si të gabueshme dhe të pafalshme, raporton Titulli.com.

Ibrahim Kadriu, kryetari i Kuvendit të Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën, tha se kemi me mijëra arsye që sot kemi dal në protestë.

“Diskriminimi që na bëhet nga Qeveria Serbe, jo vetëm sot, por me shekuj jemi të diskriminuar. Prandaj, moto e kësaj proteste është kundër diskriminimit”, u shpreh Kadriu, duke u ndalë të çështja e heqjes së Lapidarit të UÇPMB-së, për të cilën tha se është më krucialja.

Protestuesit, në numër jo të madh, në duar mbanin pankartat: “Kosovë, Shqipëri duam drejtësi”, “Të shtypur, të harruar”, “Rinisë punë, hajnisë dhunë”,  “Vuçiq, një herë fashistë, gjithmonë fashistë”, “Kthe Lapidarin”, “Klani i Ragmisë, interesi i Serbisë” etj.

Kjo protestë ishte paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, sidomos pas shpërthimit të pakënaqësisë me ndarjen e mirënjohjes nga kryetari i Preshevës, kryeministrit serb Vuçiq. Tubimi protestues pati edhe mbështetjen e shoqërisë civile preshevare. /Titulli.com/

VIDEO

PR: Foltorja e Kuvendit Komunal në Bujanoc keqpërdoret për qëllime partiake
Rusia i dhuron Preshevës një autocisternë për zjarrfikësit (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration